Gazmir Saka

Kërkoi lirinë me justifikimin e COVID-it, Apeli refuzon grabitësin e 130 mln lekëve në postën e Krujës

8 Maj 2020, 15:38| Përditesimi: 8 Maj 2020, 15:42

  • Share

Gjykata e Apelit Tiranë, refuzoi lirimin nga burgu të Gazmir Sakës, i arrestuar për disa vjedhje në zonën e Fushë-Krujës, ku më e bujshmja është vjedhja e filialit të postës Shqiptare në Krujë. Saka, i ishte drejtuar gjykatës për zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie, dukë shfrytëzuar dhe situatën e COVID-19. Por gjykata e refuzoi këtë kërkesë me argumentin se Gazmir Saka, nuk përmbushte kriteret për tu liruar nga burgu,pasi ishte i implikuar në disa ngjarje të rënda.

Një hetim i nisur rishtazi për grabitjen e 130 milionë lekëve të vjetra në filialin e postës së Krujës, ka zbuluar celulën e plotë të grabitësve që vepronin në trekëndëshin Durrës, Tiranë dhe Krujë. Hetimi ka pikasur dhe ka vënë në qendër të vëmendjes të prokurorëve të Krujës një person me emrin Besnik Parruca, me detyrë polic privat, roje poste në këtë qytet, por i arrestuari i parë si i dyshuar për akuzën e “Grabitjes me dhunë”, “Moskallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”. Kujtojmë që filiali i postës së Krujës ishte vjedhur edhe një herë tjetër nga kjo celulë grabitësish, por herën e para ata kishin mundur të marin vetëm shumën prej 640 mijë lekë të vjetra.

Gazmir Saka, Andi Rrexhepi, Mark Caka, Haziz Lika dhe Bashkim Tunga, që tashmë ndodhen në burg, shfaqeshin si “xhinde” në errësirën e natës, duke kryer grabitjen e bizneseve të ndryshëm në Tiranë, Durrës, Vorë, Gjirin e Lalëzit, dhe Krujë. Ky grup specialitetin e tij e kishte në grabitje, ndërkohë anëtarët nuk përjashtohet në pjesëmarrje në vrasje dhe plagosje, pasi prokuroria u ka sekuestruar një arsenal të madh armatimi,deri tek snajperat. Gjithçka ka nisur në 4 nëntor 2019 ku rreth orës 03:30 këta persona janë shfaqur në errësirën e natës, duke arritur të hyjnë në ambientet e brendshme të filialit të postës në Krujë, dhe prej andej të marrin me vetë kasafortën ku ndodheshin 13 milion lekë të rinj si dhe si edhe 1.482 euro.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?