Kronikë

Kërkoi 'lirinë' nga arratia, Gjykata rrëzon kërkesën e Agim Kajmakut për heqjen e masës së arrestit dhe nis gjykimin

28 Janar 2020, 10:53| Përditesimi: 28 Janar 2020, 11:04

  • Share

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Vorës për heqjen e masës së  sigurisë 'Arrest me burg'. Kajmaku kërkesën për heqjen e kësaj mase e ka bërë nga arratia. Shkak i rrëzimit të kërkesës është bërë mungesa në seancë e Kajmakut dhe avokatit.

Ndërkohë burime gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se Gjykata ka regjistruar kërkesën e Prokurorisë për të marrë Kajmakun të pandehur dhe kështu ka nisur gjykimin e dosjes. Kujtojmë se disa ditë më parë seanca për Kajmakun u shty për shkak të mos paraqitjes së dokumenteve në formën e kërkuar sipas ligjit.

Për Kajmakun më 12 nëntor Gjykata e Tiranës vendosi arrest në burg në mungesë, kjo masë për ish kreun e bashkisë së Vorës erdhi një ditë pasi më parë prokuroria lëshoi urdhër arrestin për të. Ndërsa më 21 nëntor Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi të njëjtën masë sigurie për Kajmakun, i cili u shkarkua nga KQZ më 1 nëntor pasi shkeli ligjin e dekriminalizimit duke fshehur një dënim në Greqi.

Agim Kajmaku akuzohet nga prokuroria për tri vepra penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”. Dyshimet e prokurorisë janë se Kajmaku ka firmosur shkarkimin nga detyra të dy n/ kryetarëve, pasi KQZ i hoqi mandatin më 1 Nëntor. Ndërsa avokati i Kajmakut pretendon se këto dy lëvizje janë bërë më 31 Tetor.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?