Ramazan Rraja

I arrestuar për atentatin ndaj Arjan Ndojës në 2019, GJKKO refuzon kërkesën për liri të Ramazan Rrajës

12 Korrik 2023, 13:28| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 14:47

  • Share

Teksa djali, vëllezërit e një pjesë e familjarëve të tij, janë në kërkim për dhunën e filmuar me video ndaj kushërinjve Maja, një tjetër nip i deputetit të dorëhequr të Krujës, Rrahman Rraja, është duke u përballur me drejtësinë për një tjetër ngjarje kriminale.

Ramazan Rraja është i arrestuar prej prillit të vitit 2023 pas një kohe të gjatë në arrati për atentatin ndaj prokurorit Ndoja. Këtë të mërkurë Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e tij për ndryshimin e masës së “arrestit me burg”.

Ramazan Rraja po hetohet në qeli dhe akuzohet së bashku me kushëririn e tij Redjan Rraja tashmë në burg, për organizimin e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja në mbikalimin e Shkozetit, ku gabimisht mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku në nëntor të 2019-ës.

Megjithëse SPAK kërkonte me insistim arrestimin e tij, Ramazan Rraja e sfidonte ligjin duke marrë pjesë në një darkë në dalje të fushë Krujës pranë urës së Gjolës, kur dhe u arrestua.

Ramazan Rraja u arrestua në një lokal në zonën e Fushë-Krujës, ndërsa ishte me pistoletë në brez dhe fishek në fole gati për qitje. 30-vjeçari, një njeri i njohur i botës së krimit, nip i deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës, ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut.

Në 20 janar 2023 për atentatin ndaj Ndojës u arrestuan Genti Ndërjaku alias Akil Ndërjaku, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija. Në 22 shkurt u arrestua në Abu Dhabi Amar Dritan Shkëmbit, në kërkim për atentatin janë edhe Julian Meçaj dhe Plaurent Dervishaj.

SPAK pretendon se Ramazan Rraja, bashkë me kushëririn e tij dhe persona të tjerë kanë organizuar atentatit ndaj prokurorit Arian Ndoja më 1 nëntor 2019. Në atentat mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe u plagos Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja. 

Ramazan Rraja është pyetur nga policia në muajin tetor të vitit të kaluar, edhe për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës, ku mes të vrarëve ishte kushëriri i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj. Ramazan Rraja ka qenë në kërkim policor për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës për t'u marrë në pyetje, por në atë kohë nuk është gjetur. Në muajin tetor, pasi është kthyer nga jashtë është paraqitur personalisht dhe më pas është lënë i lirë.

Kujtojmë se Rraja po ashtu, në 2021 u shpall në kërkim pasi hyri i maskuar e i armatosur në një lokal. Ramazan Rraja po ashtu më herët u arrestua në Belgjikë dhe Gjermani për dro

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?