Rama në Bruksel takon presidentin e KE-së: De-eskalimi, faza finale e dialogut Kosovë-Serbi! Michel: Marrëveshjet me dy vendeve të zbatohen me shpejtësi

26 Qershor 2023, 08:11| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 20:46

  • Share

Pas letrës së dërguar ndaj presidentit francez dhe kancelarit gjerman për një shtysë të re nga BE për zbatimin e planit franko-gjerman si zgjidhje për tensionet Kosovë-Serbi, kryeministri Edi Rama ishte në një vizitë zyrtare Bruksel ku u takua me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Në një foto të bërë publike me presidentin e Këshillit të Europës, kryeministri Edi Rama thotë se domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, që është rruga e fazës finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të kuptohet nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush.

Si për presidentin e KE-së dhe për kryeministrin Edi Rama, lirimi i tre policëve të Kosovës, nënvizon kryeministri shqiptar, ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar!

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha pas një takimi me kryeministrin shqiptar Edi Rama se se është i nevojshëm një shtensionim urgjent në veri të Kosovës, sepse është në të mirë të gjithë Ballkanit Perëndimor.

"Dialogu me mbështetjen e BE-së dhe zbatimi i marrëveshjes duhet të vazhdojë shpejt. Pres që Këshilli Evropian të dërgojë një mesazh të qartë këtë javë", shkroi ai në llogarinë e tij në Twitter.

Tre ditë më parë një konferencë për mediat, Rama i cili kërkoi lirimin e 3 policëve të Kosovës që mbahen të burgosur në Serbi, bëri me dije gjithashtu se i kishte dërguar një letër Macron dhe Scholz ku u kërkonte që të ndërhynin për të bërë të mundur zbatimin e planit franko-gjerman për Kosovën.

Plani Franko-Gjerman ka qenë i vetmi propozim i hartuar nga dy prej liderve europianë, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz që është pranuar edhe kur dy palët nuk kanë patur asnjë marrëveshje. Plani Franko-Gjerman sipas Ramës, është baza për të arrirë marrëdhëniet dy palëshe mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Edi Rama javë më parë bëri me dije se ka dorëzuar në zyrën e presidentit francez dhe kancelarit gjerman një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Drafti u prit mirë nga BE që e konsideroi si një propozim tepër serioz. Ndërsa Vuçiç dhe Kurti nuk u pajtuan me një propozim të tillë nga ana e Ramës. Presidenti serb tha se Rama nuk është i autorizuar për diçka të tillë, ndërsa Kurti tha se para se të bënte një propozim të tillë, kryeministri i Shqipërisë duhej të kujdesej për shqiptarët që ndodhen në Serbi dhe të dërgonte kërkesë për formimin e një Asociacioni të komunave me shumicë shqiptare në shtetin serb.

Ora 17:16
Rama takon presidenti e KE-së: Dialogu mes Kosovës e Serbisë rruga për normalizimin e marrëdhënieve, e kanë detyrim edhe për rajonin

1687792793_Fzjt9yqXsAkfwO1.jpg

Pas takimit me Michel, kryeministri Edi Rama përcolli dhe mendimin e tij për lirimin e tre policëve të Kosovës, si një lajm shumë i mirë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel kanë një dakordësi në lidhje me këtë. Sipas Ramës, domosdoshmëria e shtensionimit të menjëhershëm është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë.

“Me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar! Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, shkroi Rama në Twitter.

Ora 13:39
VIDEO/ Edi Rama pritet nga Presidenti i Këshillit Evropian në Bruksel

1687779711_hess.jpg

Në Bruksel Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në takim nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ani: 26/06/2023 20:02

    Shpresojm qe e gjithe kjo gje te mbarojnsa me spejt

    Përgjigju
  • Beni: 26/06/2023 18:24

    Jeni per tu vleresuar per keto takime dinjitoze qe po beni

    Përgjigju
  • Soni: 26/06/2023 18:23

    Lajme te mira presim per keto dy shtete

    Përgjigju
  • Berta: 26/06/2023 13:01

    Te kemi sa me shume lajme te mira nga ky takim

    Përgjigju
  • Lea: 26/06/2023 13:01

    Shembull per te gjithe liderat e tjere eshte kryeministri yne

    Përgjigju
  • Enri: 26/06/2023 12:16

    Lider i cili flet sic duhet ne takime te tilla

    Përgjigju
  • Klaus: 26/06/2023 12:15

    Shpresojme te meren vendimet e duhura dhe te kemi lajme te mira

    Përgjigju
  • Era: 26/06/2023 10:56

    Ata police duhet te lirohen sa me shpejt sepse po mbahen pa te drejte ne shtetin serb

    Përgjigju
  • Jona: 26/06/2023 10:55

    Uroj qe kryeministri te vi me lajme sa me te mira nga takimi ne Bruksel

    Përgjigju
  • Klea: 26/06/2023 10:54

    Nje kryeminister qe eshte per tu mare shembull

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 26/06/2023 10:01

    Je qe ne Bruksel futi ndonje propozim edhe per ceshtjen Wagner o lider !

    Përgjigju
  • Arbëri: 26/06/2023 09:05

    Ky do veds nga dëshprimi se mos nuk po ndahet Kosova, tradhtar i pështirë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?