TIRANE- Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi sot kërkesën e ish zv/drejtorit të policisë së Tiranës Erzen Breçani për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg”, në një masë tjetër më të butë, me pretendimin se i rrezikohej jeta në qeli për shkak të gjendjes shëndetësore.
Për Breçanin u paraqën dy akte nga ekspertët dhe të dyja u rrëzuan nga togat e zeza.
Ai pretendonte se kishte probleme me zemrën dhe se vuante nga klaustrofobia por në përfundim, GJKKO vendosi që Breçani të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve.
Ish zëvëndës drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani u arrestua në 20 nëntor 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion,nën dyshimin se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të trafikut të drogës dhe se ka kryer veprën penale “ përkrahje e autorit të krimit” dhe “pastrim parash”. SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste . dhe përveç Breçanit, u arrestuan edhe Dedan Gjoni ish shefi i krimeve në komisariatin numër 6, Bujar Ajeti si dhe Besmir Murtati. Po ashtu në Spanjë u arrestua Ismail Zeneli,
Ndërkohë detyrim paraqitje, u caktua për Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit. Në kërkim janë Ervin Mata, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe Eralbi Breçani, të akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine drejt Europës.
Po kur ishte ne detyre si zv/shef policie /vuante/ nga zemra dhe klaustrofobia,apo keto lloj /semundjesh/ jane nga ato qe te ngjiten vetem kur kalon deren e burgut?!
Përgjigjurobt nuk ka spiunu kush do kene hap sky
Përgjigju