Kronikë

Kërkoi nga Nishani 100 mijë euro për ofendimin 'sharlatan', Gjykata rrëzon Panuccin

13 Shkurt 2019, 16:36| Përditesimi: 13 Shkurt 2019, 17:12

  • Share

Çështja "Bujar Nishani" e ngritur në gjykatën civile të Tiranës nga trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci është rrëzuar. Lajmi është konfirmuar për “Shqiptarja.com” nga ish-presidenti Bujar Nishani i cili thotë se vendimi nga gjykata është marrë ditën e martë, me datë 12.02.2019.

Gjykata nuk e ka pranuar padinë e trajnerit Panucci kundër Nishanit, i cili pas humbjes së ndeshjes ndaj Kosovës, e etiketoi atë “sharlatan”. 

Vendimi i rrëzimit të padisë nga Gjykata e Tiranës ende nuk është zbardhur.

Avokatët e Panuçit kërkuan  dëmshpërblim  100 mijë euro për dëmin që sipas tyre i kanë shkaktuar deklaratat e ish-Presidentit Nishani. Në padinë e tij Panucci është shprehur se i është cënuar nderi, personaliteti dhe reputacioni, dhe kësisoj kërkonte një përgënjeshtrim dhe shlyerjen e dëmit pasuror nga ana e Nishanit.

 

 

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?