Politikë

Kërkoi numërim të kutisë së shpallur të pavlefshme në Dibër, KAS rrëzon Partinë Lëvizja e Legalitetit! Mbetet në fuqi rezultati

23 Maj 2023, 13:36| Përditesimi: 23 Maj 2023, 14:02

  • Share

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar sot ankimin e Partisë Lëvizja e legalitetit e cila ka kërkoi rrëzimin e vendimit të KZAZ Dibër rezultatin për këshillin bashkiak në këtë bashki për shkak se një kuti votimi, ajo e qendrës së votimit me numër 1100, nuk është pasqyruar në rezultat.

Sipas KZAZ kutia kishte problematikë pasi ishte dëmtuar njëra prej vulave dhe është konsideruar e pavlefshme. PLL kërkoi numërimin e kësaj kutie dhe pasqyrimin e rezultatit të saj në tabelën përmbledhëse.

KAS pasi dëgjoi argumentet e palëve vendosi rrëzimin e kërkesës së Partisë Lëvizja e Legalitetit dhe lënien në fuqi të KZAZ së Bashkisë Dibër.

Kundër vendimit të KAS PLL ka të drejtë të bëjë ankim në Kolegjin Zgjedhor brenda 5 ditëve.

K.T./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?