Vullnet Sinaj

Politikë

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj

28 Maj, 10:51| Përditesimi: 28 Maj, 11:19

  • Share

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e PD për mandatin e Vullnet Sinajt. Më 5 Mars, PD iu drejtua Kushtetueses me kërkesën që të shpallte të papajtueshëm vendimin e 30 janarit 2025 në parlament, për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese nga Kuvendi për mandatin e deputetit socialist.

Demokratët pretendojnë se përmes bizneseve të tij, deputeti ka përfituar 36 mijë euro nga buxheti i shtetit. Kërkesa, që mbante firmën e 14 deputetëve, erdhi pasi më 30 janar në Kuvend u votua kundër dërgimit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetit socialist.

Në një mbledhje të Këshillit të Mandateve, Gazmend Bardhi deklaroi se nga të dhënat zyrtare të grumbulluara rezulton se kompani në pronësi apo ku është aksioner Sinaj, kanë përfituar nga fonde të buxhetit. Sipas Bardhit, gjatë periudhës që Sinaj ushtronte mandatin e deputetit “vetëm përmes 9 transkasioneve të verifikuara nga ana jonë, ka përfituar përmes 9 kompanive të tij, të ardhura nga buxheti i shtetit, në shumën totale 3.68 milionë lekë”, ose 36 mijë euro. Përfaqësuesi demokrat theksoi se statusi pasiv, nuk i ka ndaluar deputetit socialist që të marrë fitimet e kompanisë sipas kuotave të aksioneve që ai zotëron. Sinaj i ka cilësuar akuzat një farsë të madhe dhe qesharake.


​​​​​​Kërkesat e PD drejtuar Gjykatës Kushtetuese:

  1. Zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10 e deputetëve.
  2. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr. 5, datë 30.01.2025 “Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese” për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.
  3. Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj

Në përfundim të seancës Kushtetuesja vendosi rrëzimin e kërkesës.

 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?