Fatmir Pjetri

Anëtari i ‘Bandës së Babagjyshëve’, Fatmir Pjetri nuk del nga '41 Bis'! Vendosi GJKKO

6 Nëntor, 12:18| Përditesimi: 6 Nëntor, 13:20

  • Share

GJKKO ka marrë vendimin për anëtarin e “Bandës së Babagjyshëve”, Fatmir Pjetri i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për vendosjen e tij në regjimin  “41 bis”.

Gjykata e Posaçme ka vendosur rrëzimin e kërkesës së tij, duke lënë në fuqi qëndrimin e tij në regjimin e posaçëm në burgun e sigurisë së lartë.

Ai është dënuar me 30 vite burg për vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim, grup të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Kush është Fatmir Pjetri?

Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal 'Babagjyshët' gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit ku ka grabitur me armë disa argjendari në këto qytete.

Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku të maskuar si babagjyshë pjesëtarët e grupit kriminal realizuan grabitjet.

Pjetri pas arrestimit në Holandë në 24 nëntor të 2017 u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin. Ai u rikthye në vëmendje pas tentativës së bujshme për arratisje nga 313-ta së bashku me Arbër Çekaj.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?