Gjyqtari i Fierit, Roland Hysi

Kronikë
Top 24

Kërkoi seks për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës, Krimet e Rënda nisin procedim penal ndaj gjyqtarit Roland Hysi

9 Janar 2019, 10:15| Përditesimi: 9 Janar 2019, 11:04

  • Share

Pas videos së transmetuar në “Stop” ku gjyqtari Fierit Roland Hysi kërkon seks për të dhënë kujdestarinë e fëmijës, një reagim ka ardhur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. (SHIKO KËTU)

Krimet kanë nisur një procedim penal ndaj gjyqtarit për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv. Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda do të zhvillohen në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. 

"Në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit janë duke u kryer veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe të përgjegjësisë penale të personave të përfshirë," - shkruhet në njoftimin e Prokurorisë. 

Përveç Krimeve të Rënda, një reagim lidhur me rastin ka ardhur edhe nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, ku shprehej shqetësimin dhe indinjatën e thellë për implikimin e mundshëm të gjyqtarit.

"Shkeljet e rënda të etikës dhe që diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit dhe pikërisht këto ishin arsyet që kjo reformë, me të gjithë institucionet e reja të sapo ngritura, të vijojë përpara betejën ndaj çdo lloj korrupsioni të shfaqur, në të gjitha nivelet, me qëllimin final sigurimin e sundimit të ligjit, pavarësinë dhe eficiencën e gjyqësorit,"- shkruhet më tej në njoftimin e KLGJ-së. 

Në fund, KLGJ ka garantuar se do të bashkëpunojë për verifikimet ndaj çdo gjyqtari të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme.

Komento

Komente

  • BORA: 09/01/2019 17:05

    Po te arrestojn nqs i jep 500 L policit dhe te bie pika neper gjykata e prokurori per ate 500 Leksh. Ndersa per keto mostrat nuk ka prova te mjaftueshme per ti arrestuar.

    Përgjigju
  • mario: 09/01/2019 13:45

    Veprime proceduriale ??? Po si ka mundesi qe nuk e arrestojne kyt burr legen ??? Ca do prove me shume sesa ajo video ??

    Përgjigju
  • Tirona: 09/01/2019 11:30

    Ca plerash mban ky Vend.Ca manjaku seksual kafsha plaseni ne burg ket mostren sa pa ja fut ndonji plum njerzit e asaj.Pthuuuu far e keqe bajg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?