Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Kërkoi të dilte në pension 65 vjeç, përjashtohet për 15 vjet nga drejtësia prokurori Bilbil Mete

14 Dhjetor 2020, 18:48| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 18:56

  • Share

Komisioni Vetingut, në 10 dhjetor 2020, ka vendosur të ndërpresë procesin e rivlerësimit për Prokurorin në Prokurorinë e Përgjithshme Bilbil Mete, duke e përjashtuar për 15 vjet nga sistemi i drejtësisë.

Mete, me një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, i paraqiti dorëheqjen Këshillit të Lartë të Prokurorisë, më 15 tetor 2020, me argumentin se kishte mbushur moshën e pensionit.

Për prokurorin, procesi i Vetingut kishte nisur që nëntor 2028. Kërkesa e prokurorit Mete për të dhënë dorëheqjen për shkak të mbushjes së moshës për të dalë në pension është bërë objekt debatesh në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pasi mosha e daljes në pension është 67 vjeç dhe jo më 65 vjeç.

Në fund të mbledhjes, anëtarët e KLP-së vendosën deklarimin e mbarimit të statusit të Bilbil Metes për shkak të dorëheqjes dhe jo të moshës së pensionit, siç edhe kërkonte prokurori. Këtë vendim ë KLP, Mete e ka ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit. Sipas tij

“Këshilli me aktin administrativ individual që ka nxjerrë për mua ankuesin ka mbivlerësuar ligjin për statusin e magjistratit dhe ka nënvleftësuar, madje nuk ka përfillur aspak, ligjin për sigurimet shoqërore, ose, e thënë me fjalë të tjera, ka mbivlerësuar guaskën dhe ka injoruar thelbin, çka e bën këtë akt të papranueshëm. Mosha e pasjes/zotërimit të statusit deri në 67 vjeç nuk mund të kufizojë dhe të kushtëzojë moshën e daljes në pension, që me ligjin themelor të sigurimeve shoqërore ka qenë dhe është 65 vjeç”.

Megjithatë, Komisioni i Vetingut ka arsyetuar se nga dokumentet e paraqitura Bilbil Mete rezulton se aktualisht nuk ushtron më funksionin e prokurorit dhe statusi i tij ka përfunduar. Sipas KPK-së “nuk ka shkaqe për të pritur zgjidhjen e ankimit të ushtruar nga z. Bilbil Mete në Gjykatën e Apelit Administrativ, pasi në çdo rast mbetet i pandryshuar vullneti i shprehur i subjektit për të mos ushtruar funksionin e prokurorit...”.

Për rrjedhojë, Komisioni i Vetingut, me trupë gjykuese të përbërë nga Lulzim Hamitaj, Pamela Qirko dhe Valbona Sanxhaktari kavë vendosur ndërprerjen e Vetingut për Bilbil Meten dhe përjashtimin e tij nga sistemi për 15 vite.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • berti: 16/12/2020 17:54

    Se bashku me te birin bene miliona dhe ne momentin qe do te gjykohej ,dha doreheqjen per te shpetuar ato pare te vjedhura qe ka bere.Duhet te hetohet gjer ne fund dhe me shume:Ku i gjeti paret per te blere gjithe ate toke ne Lalez.Hajdut ,i fshehur dhe kokrra e mashtruesit,qe ia arriti gjithe keto kohe si makiavelist te mbijetonte.Nese ka drejtesi,duhet te hetohet

    Përgjigju
  • genti: 15/12/2020 08:23

    E mbante veten per te ndershem ky dhe merrte me qafe njerezit qe skishin fuqi.Ata qe i kishte frike i leshonte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?