Arbër Çekaj

Kërkoi të dilte nga regjimi ‘41 Bis', Gjykata e Lartë refuzon kërkesën, Arbër Çekaj mbetet në izolim

11 Tetor 2022, 16:14| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 16:54

  • Share

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Arbër Çekajt për të dalë nga regjimi ‘41 Bis’. Çekaj, i akuzuar për 613 kilogramë kokainë të kapur në portin e Durrësit, do të vijojë të mbetet në izolim, ndonëse me anë të një kërkese më 23 maj kundërshtoi vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për t’u vendosur në regjim, por kjo kërkesë nuk u pranua në seancën e zhvilluar ditën e sotme në gjykatë.

GJKKO e ka cilësuar Çekaj si një person që paraqet rrezikshmëri, për pasojë ka kaluar në regjimin 41 'Bis' për të paktën 1 vit. Çekaj u izolua në 23 nëntor të 2021 me kërkesë të SPAK e të miratuar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.  

Kush është Arbër Çekaj?
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i kontejnerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Arben Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg. Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane. Në muajin gusht, ai tentoi së bashku me Fatmir Pjetrin që të arratiseshin nga burgu 313, por kjo tentativë e tij rezultoi e dështuar.

Çfarë është regjimi i posaçëm '41-bis'
Ligji për regjimin e posaçëm njohur si "41-bis" i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej Janar 2019 por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK që u ngrit vetëm në dhjetor 2019. Regjimi "41-bis" është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?