GJKKO

Kërkoi të lirohej nga izolimi në 41 bis, GJKKO rrëzon kërkesën e të burgosurit Erion Veizaj

31 Korrik, 19:46| Përditesimi: 31 Korrik, 19:58

  • Share

Gjykata e Posaçme ka vendosur të rrëzoj kërkesën e të burgosurit Erion Veizaj, i cili kërkoi të shfuqizohet urdhri i ministrisë së Drejtësisë për vendosjen e tij në regjimin 41 bis.

Veizaj u izolua në 41 bis më 16 prill të këtij viti me urdhër të zëvëndës ministrit të Drejtësisë. Ndërsa më datë 3 maj ai bëri kërkesë në GJKKO duke e cilësuar përmes avokatit që të lirohet nga regjimi 41 bis me arsyen e cënimit të të drejtës si i burgosur. Por me vendimin e sot GJKKO hedh poshtë këtë kërkesë duke mbajtur në fuqi urdhërin e zëvëndës ministrit për Veizajn.

'2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112, 471 e vijues të K.Pr.Penale, nenin 17 të ligjit nr.81, datë 25.06.2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr.265, datë 31.07.2024, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Erion Veizaj, të paraqitur nëpërmjet mbrojtësit të tij, avokatit O.K, regjistruar me nr.265, datë 03.05.2024, për shfuqizimin e urdhërit nr.209, datë 16.04.2024 “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të Ministrisë së Drejtësisë”, si të pa bazuar në ligj dhe në prova.

2. Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.', thuhet në njoftimin e GJKKO-së.

Erion Veizaj është arrestuar pasi akuzohet se ka vrarë një efektiv policie Azem Meshinin dhe një tjetër person në Tiranë, në vitin 1999. Ai u prangos së bashku me 3 persona të tjerë. Vrasja ndodhi më 4 qershor pranë shinave të trenit në kryeqytet. Veizaj akuzohet edhe për vrasjen e një shtetasi tjetër një ditë para vrasjes së policit

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nipat e Azemit: 10/11/2024 21:28

    Te kalbet qeni ne burg dhe te vuaje deri sa ti dale shpirti Ky zagar ska mar mesim dhe vazhdo jeten kriminale ne burg Ka vrare nje polic ne detyre qe ka qene njeri shembullore familjare I mori jeten ne moshen 30 vjeqare kur sapo ishte bere baba Lereni ne kte regjim deri ti dalin shpirti qenit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?