Është refuzuar për të dytën herë çmimi rekord i pagës së shefit ekzekutiv të Tesla, Elon Musk, prej 56 miliardë dollarësh.
Vendimi në gjykatën e Delaëare vjen pas disa muajsh përplasjesh ligjore dhe pavarësisht se u miratua nga aksionerët dhe drejtorët gjatë verës.
Gjykatësja Kathaleen McCormick la në fuqi vendimin e saj të mëparshëm nga janari, në të cilin e argumentoi se anëtarët e bordit ishin shumë të ndikuar nga Musk.
Pas këtij vendimi Musk reagoi me anë të një postimi në platformën X.
“Aksionarët duhet të kontrollojnë votat e kompanisë, jo gjyqtarët”, shkroi Musk.
Më tej Tesla u zotua të apelojë vendimin, duke nënvizuar se vendimi ishte “i gabuar”.
“Ky vendim, nëse nuk shfuqizohet, do të thotë që gjyqtarët dhe avokatët e paditësve drejtojnë kompanitë e Delaëare dhe jo pronarët e tyre të ligjshëm, aksionerët”, tha kompania në një postim në X.
Tesla nuk arriti të provonte se paketa e pagave, e cila daton në vitin 2018, ishte e drejtë.
Një votë e aksionerëve mbi pagesën kaloi me 75% në qershor, por gjyqtarja nuk ra dakord që paga të ishte kaq e madhe duke e cilësuar si një paketë të tepruar dhe të padrejtë ndaj aksionerëve.
Komente
