Ilir Beqaj

Kronikë

‘Skanimi’ i dosjes së Sterilizimit, Beqaj refuzon të paguajë 120 mijë lekë!

7 Mars 2024, 12:18| Përditesimi: 7 Mars 2024, 15:06

  • Share

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 11 mars në orën 12:30 seancën për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj për të vendosur nëse do të pranojë kërkesën e tij për detyrimin e prokurorëve që ta pajisë me aktet e hetimit paraprak.

Gjatë seancës avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj ka pretenduar se Prokuroria e Posaçme ka vlerësuar se skanimi i akteve kushton mbi 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra që duhen shlyer nga pala kërkese që ti vihen në dispozicion.

Avokati pretendon se në bazë të ligjit, pala nën akuzë, paguan shpenzime gjyqësore vetëm nëse dënohet me vendim të formës së prerë.

SPAK kërkoi nga Gjykata e Posaçme rrëzimin e kërkesës, ndërsa gjyqtari Erion Bani ka vendosur që në seancën e radhës organi i akuzës të paraqesë provat, duke iu dhënë kohë mbrojtjes ta paraqesin kërkesën sipas formës së kërkuar nga ligji.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?