Ramazan Rraja

Kërkoi zbutje të masës, GJKKO lë në fuqi arrestin me burg për Ramazan Rrajën

13 Maj, 20:58| Përditesimi: 13 Maj, 21:51

  • Share

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar sot ka hedhur poshtë kërkesën e Ramazan Rrajës, për zbutjen e masës ndaj tij, nga “arrest me burg” në “detyrimi për t'u paraqitur” ose “arrest në shtëpi”.

Rraja - i cili akuzohet se bashkë me kushëririn e tij dhe persona të tjerë kanë organizuar atentatit ndaj prokurorit Arian Ndoja më 1 nëntor 2019 - depozitoi kërkesën për zbutjen e masës më 8 Prll 2024.

Ajo u hodh poshtë nga gjyqtari Erjon Bani.

Në përfundim të gjykimit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me Vendimin Nr. 214, Nr.Regj. Them 214, datë 13.05.2024 vendosi:

Papranueshmërinë e kërkesës penale me numër 214 rregjistri themeltar, datë rregjistrimi 08.04.2024 me kërkues Ramazan Rraja me objekt “Zëvendësimi i masës së sigurimit”, për shkak të heqjes dorë”,- thuhet në njoftimin e GJKKO-së.

Nipi i ish deputetit socialist, Rrahman Rrajës, u arrestua më 19 prill 2023 në një lokal në zonën e Fushë-Krujës, ndërsa ishte me pistoletë në brez dhe fishek në fole gati për qitje.

Në atentatin ndaj prokurorit, mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe u plagos Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut”, si dhe vetë ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Kujtojmë se Rraja po ashtu, në 2021 u shpall në kërkim pasi hyri i maskuar e i armatosur në një lokal. Ramazan Rraja po ashtu më herët ishte arrestuar edhe në Belgjikë dhe Gjermani për drogë.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?