Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën për shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës që të lirohet nga paraburgimi.
Gjyqtari i gatshëm, Erjon Bani, shpalli moskompetencën për të vendosur në lidhje me zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Ilir Metën, që ka kërkuar lirinë dhe zëvendësimin me një masë më të lehtë.
Shpallja e moskompetencës u bë pas kërkesës së avokatit Kujtim Cakrani, për shkak se Erjon Bani nuk ka qenë gjyqtari i çështjes së Ilir Metës, por ka qenë i gatshëm.
Pas përfundimit të seancës, avokati Cakrani shpjegoi se gjyqtari i hetimit paraprake, Erjon Çela është me pushime dhe për këtë arsye çështja u mor përsipër nga gjyqtari i gatshëm Erjon Bani. Avokati kërkoi që kërkesa për lirimin e Ilir Metës të shqyrtohet nga z.Çela dhe jo nga z.Bani. Për këtë arsye, ky i fundit shpalli moskompetencë dhe seanca e radhës pritet të mbahet javën e ardhshme pasi të kthehet nga pushimet gjykatësi Erjon Çela.
“Ne duam të zhvillojmë procesin të rregullt, me gjyqtarin që ka ndjekur hetimet, pse jo edhe me prokurorët që kanë hetuar këtë çështje. Jemi në pritje që javën tjetër kur do kthehet nga pushimet z.Çela do zhvillojmë seancën siç e parashikon ligji procedural. Z.Meta do të lirohet se nuk ka më asnjë arsye pse ta mbajnë në paraburgim”, deklaroi për gazetarët avokati Kujtim Cakrani.
Ish-Presidenti Ilir Meta nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokatët Kujtim Cakrani dhe Dylejman Karaj.
Kërkesa u paraqit nga avokatët e Metës më 6 gusht, ku sipas këtyre të fundit tashmë nuk ekziston më mundësia që Ilir Meta mund të prishë provat, për shkak se hetimi është mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim.
Po kështu, në kërkesën e tij për lehtësim të masës së Metës, avokati propozoi që ish-Presidentit t’i bllokohet pasaporta në mënyrë që të mos ketë mundësi të dalë nga Shqipëria.
Më 4 gusht, SPAK i komunikoi zyrtarisht Ilir Metës mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes në gjykatë.
Ilir Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.
Ish-Presidenti u arrestua më 21 Tetor 2024 dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”.
/Lajmi ne perditesim...
Komente

Kam nje pyetje, shoh shpesh se zyrtaret kur bijn nburg behet gjithmone seanca sa her kerkojn lirine. Po gjith te burgosurit a skan tdrejt me kerku lirine cdo jav me bo seanca???? Se keshtu nuk shkon!!
PërgjigjuIk o pleh bej burg aty se ke perdhunuar shqiperine Ti dhe tjerer 40 vjet spame nje dite te bukur Tu q.. ca ke e ca ske ty e ca perfaqson qe nga koha zogut Qe e shkatrruat e vodhet kte vend mrekullie.. Bashke me ty ishalla u shtofshin deri ne hajdutin e fundit Dhe me keqardhje e them por duhet ta kaloni jeten ne burg Mos te shihni me drite me sy se boll keni bo qef !
Përgjigju