Namik Velaj

Kronikë

Kërkoi zhvarrimin e gruas, 70-vjeçari fundoset nga provat! Para se ta mbyste me shall i kishte thyer krahun

5 Shtator 2019, 11:29| Përditesimi: 5 Shtator 2019, 17:18

  • Share

Namik Velaj, 70-vjeçari që mbyti bashkëshorten e tij rreth dy vite më parë është fundosur përfundimisht nga provat e grumbulluara nga grupi hetimor.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se ai kishte kërkuar zhvarrimin e viktimës duke mohuar vrasjen. Por nga rizhvarrimi ka rezultuar se para se ta vriste, Velaj e ka dhunuar ish-bashkëshorten duke i thyer krahun dhe duke i shkaktuar lëndime në pjesën e qafës.

Tashmë dosja e tij ka përfunduar në apelin e Krimeve të Rënda ku do të jepet edhe vendimi final për 70-vjeçarin.

Kujtojmë se vrasja ndodhi në janar të 2017-ës në Fier, por Velaj u arrestua në mars të 2018, pasi vdekja e Verke Velaj, u raportua fillimisht si natyrale, version i konfirmuar edhe nga mjeku Ilir Tanki, i cili është marrë i pandehur për shpërdorim detyre.

Sipas Prokurorisë, kanë qenë familjarët e viktimës që kanë dyshuar për vdekjen e të ndjerës dhe kanë bërë denoncim në polici. Pas një viti hetime, rezultoi se Namik Velaj, e kishte mbytur me duar bashkëshorten dhe rreth qafës, kishte vendosur një shall për të fshehur shenjat e mbytjes.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?