'Kërkoj ndjesë'/ Dea Mishel e përlotur u rrëfen banorëve historinë

20 Mars 2023, 22:51| Përditesimi: 20 Mars 2023, 22:57

  • Share

Dea Mishel ka kërkuar një ndjesë publike për një koment që ka bërë në lidhje me fëmijët jetimë.

Dea është shprehur  se ka qenë një ngërç emocional dhe në sytë e publikut është dukur  si tallje ndaj fëmijëve jetimë.

Dae Mishel: Mendoj që kjo është një platformë ku mund të kërkoja përsëri falje. Atë periudhë që kjo ngjarje ka ndodhur, unë e kam përjetuar shumë, kam shkuar në shumë struktura shtetërore që të mund të bëja diçka për të ndihmuar fëmijët, nuk i kam gjetur dyert e hapura ashtu siç do doja.

Arsyeja më e madhe pse jam futur në Big Brother është që të kem mundësinë  të bëj diçka që ta rikuperojë këtë gabim që kam bërë dhe t’u kërkoj ndjesë njerëzve që mund të kem lënduar me fjalët e mia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?