‘Kërkoj sanitare të mos jetë me ngjyrë', protestë kundër diskriminimit në Elbasan! Pronari i lokalit: S’e kam vendosur unë njoftimin

21 Shkurt 2022, 11:59| Përditesimi: 21 Shkurt 2022, 12:42

  • Share

Ditën e sotme në Elbasan është mbajtur një protestë sensibilizuese kundër diskriminimit, kjo e nxitur së fundmi dhe nga një njoftim pune i vendosur nga një biznes ku kërkonte të punësonte një sanitare, por jo me ngjyrë.

Ky njoftim ka nxitur që anëtar të komunitetit egjiptian të dalin në shesh për të protestuar kundër diskriminimit. Të rinjtë, por dhe anëtar të komunitetit egjiptian sot kërkuan një zëri 'STOP DISKRIMINIMIT'.

Por Fatmir Bakalli, pronar i biznesit ku u bë njoftimi se kërkohej një sanitare pa ngjyre, mohon ta ketë bërë ai atë njoftim. Ai tha se dënon gjestin, ndërsa shton se ka punuar për 30 vite me njerëz më ngjyre. 

‘E kam parë në rrjetet sociale, por unë si pronar nuk e kam vënë! Se di se kush e ka vënë dhe e dënoj këtë, jam i indinjuar shumë. Njerëz me ngjyrë kanë punuar me mua për 30 vjet dhe për këtë jam i indinjuar. Nuk e kam bërë unë njoftimin. E dënoj me të madhe, jam pro njerëzve me ngjyrë dhe nuk kam asnjë paragjykim.’- tha Bakalli.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?