Erion Alibej dhe Talo Çela
Në dëshminë e tij para GJKKO në kuadër të procesit “Plumbi i Artë”, Erjon Alibej ka rrëfyer se pas vrasjes së kushëririt të tij, kishte marrë personalisht rolin e ‘hetuesit’. Ai tha se ishte maskuar si shpërndarës picash për të mos u zbuluar
"Pasi më vranë djalin e dajës, në shtëpi më kanë ardhur dy makina duke brohoritur, madje dhe në sy të patrullës së policisë. Unë kam bërë verifikime vetë. Dilja në qytet i maskuar si shpërndarës picash me motor, edhe pse kisha një pjesë të kamerave të qytetit, sepse gjithë qytetin, kamerat i kishte Suel Çela. Tek shtëpia e Emiljano Ramazanit identifikova dy automjete dhe më pas i verifikova me kamerat e sigurisë. Dua të them se kisha çdo informacion që më korrespondonte dhe ia vura në dispozicion policisë dhe prokurorit. Pas ngjarjes së Andi Zylyfit, unë vetëdorëzohem në polici bashkë me avokatin tim. Më pas dola në arrest shtëpie", ka rrëfyer ai.
Alibej deklaroi se Talo Çela ishte objektivi i tij kryesor.
Unë kërkoja vetëm Talo Çelën me çdo kusht – të gjallë, të vdekur. Doja çdo informacion për të. Djali i dajës më tha: “Pashë Fatos Gosen pas meje me një BMË, rrugës për në Peqin.” Talo ishte kryesori për mua, sepse ai dinte çdo gjë për mua, rrugët i njihte mirë, etj. Unë doja që ai të kapej nga policia, sepse e di që do fliste.
Lajmi kryesor:
Plumbi i Artë/ Alibej zbulon policin që i jepte të dhënat: Kontrolloja sistemin TIMS! Bëra vetë hetuesin për vrasësit e familjes, maskohesha si shpërndarës picash
SI.E./ReportTv.al