'Kërkojmë pastruese jo me ngjyrë', njoftimi për punë në lokalin në Elbasan nxit reagime! Komisioneri: Të merren masa

18 Shkurt 2022, 16:17| Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 16:18

  • Share

ELBASAN- 'Kërkojmë pastruese jo me ngjyrë", ky njoftim për punë i një lokali në qytetin e Elbasanit ka nxitur reagime. Kjo sepse në këtë njoftim duket qartë një diskriminim i këtij komunitetit për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Nisur nga kjo Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka kërkuar që të merren masa të menjëhershme për biznesin, e ndërsa i bën thirrje të gjithë personave që bien pre e diskriminimeve të tilla të sinjalizojnë.

"Deklaratë për mediat  Institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi u sinjalizua për shfaqjen në rrjetet sociale të një "Oferte për punë" në një Bar Kafe të qytetit të Elbasanit, ku qartësisht shfaqet diskriminim për shkak të ngjyrës së lëkurës, çka është e papranueshme dhe e sanksionueshme me ligj.  Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi do të ndërmarrë të gjitha hapat që i njeh ligji për ndreqjen e kësaj shfaqje diskriminuese.  Të inkurajuar nga reagimet denoncuese të kësaj situate Diskriminuese, Institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi nxit qytetarët që janë dëshmitarë të situatave diskriminuese apo kanë dijeni, të sinjalizojnë në kanalet tona të komunikimit dhe në të gjitha rastet do të ndiqet praktika e hetimit administrativ dhe marrja e vendimeve përkatëse. KMD i bën thirrje të gjithë subjekteve private që të evitojnë sjelljet diskriminuese dhe ti konsiderojnë qytetarët të barabartë në të drejtat dhe dinjitetin e tyre", thuhet në njoftim.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liu: 20/02/2022 02:16

    Ka shqiptare me ngjyre sa Te duash sic ka rome apo egjyptian pa ngjyre. 7 % e burrave Te tirane jane me origjine rome panvaresisht se quhen apo vetquhen shqiptar. 45% e romeve jane gjenetikisht shqiptar panvaresisht se quhen apo vetquhen rome. Ngjyra nuk percakton etnisitet apo origjine sidomos ne ballkan ku per 500 vjet ka qene i diversifikuar dhe multietnik. Serbet kur fituan panvaresin nga turqit filluan pastrim e myslimane, kurse romet i lejoj Te qendrojne. Shume familje myslimane u vetquajten rome per Te qendruar ne territor. Shqiptaret kane 30 vjet ne emigracion dhe ngelen perseri injorant.

    Përgjigju
  • Loni: 19/02/2022 11:48

    Hahahahahaha ne qelbasan ndodhin cudira . Te pakten eshte I sinqerte rracist pronari. Ska te keqe deri sa ka biznesin e tij mund te marri ke te doj edhe UFO nese ka per sanitate... Keshtu qe komisioneri sa aktiv qenka ne rrjetet sociale ka vepra me madhore, na dalin keto yshkla rruges si kopetent ne max... Hahahahahaha cuditerisht jeta vazhdon ...

    Përgjigju
  • Iris: 19/02/2022 00:45

    C'rendesi ka ngjyra,rendesi ka te beje punen,t'a beje mire dhe te mos merret me llogje e te sorrollatet,te mos pije gjate orarit.Te jete korekt ne orar ,ne berjen e punes dhe ne paraqitje,sepse pastertia e rregullsia e paraqitjes te punonjesit jane tregues qe dhe punen e ben mire.

    Përgjigju
  • Delfi: 18/02/2022 16:44

    Shume mire, cfare ka ketu? Ne kriteret e tij, zoteria/zonja nuk e do me ngjyre. Ashtu sic garda ne kritere i do kadetet mbi 1.75 m te larte, apo FA i do qitësit pa syze, apo Ministritë dhe bashkia i dua militante. Mos u beni me katolike se Papa. Ka kompani qe i dua punonjesit nga 18-20 vjeç me 10 vjet eksperience pune. Po keto ju duke normale? Njerezit me ngjyrë (madje publikuesi i njoftimit eshte treguar me edukate duke u thene me ngjyre sepse akshe-aksha jane gabelë) jane nje sere qe nuk ka dashur kurre te integrohet.

    Përgjigju
    • Landi: 18/02/2022 19:56

      Shume e drejte ajo qe the...por tani te shikojme e degjojme kete komisionerin

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?