“Kërkojmë punonjës”, si njoftim në dyert apo xhamat e bizneseve do ta shoqërojë edhe më shumë vitin 2025. Ky është paralajmërimi i bërë nga Banka e Shqipërisë, e cila thotë se problemi i mungesës së punonjësve po thellohet. Në raportin e Politikës Monetare për tremujorin e parë të këtij viti thuhet se sinjalet nga tregu tregojnë një shtrëngim të mëtejshëm të fuqisë punëtore të disponueshme, por nga ana tjetër edhe pse s’ka punonjës nuk ka as rritje të pagave.
“Rritja e ngadaltë e punësimit gjatë tremujorit të tretë të vitit 2024, sipas të dhënave administrative, është shoqëruar nga nivele të larta të faktorit “mungesë e forcës së punës” gjatë gjithë vitit. Gjithashtu, treguesit e vrojtimeve dëshmojnë për pritje më të ulëta të bizneseve për punësimin dhe për papunësi më të lartë nga konsumatorët, gjatë tremujorit të katërt”, thuhet në raport.
Banka e Shqipërisë thotë se gjatë fundit të vitit 2024 rritja e pagave është ngadalësuar, sidomos në sektorët e informacionit dhe komunikacionit, aktivitetet financiare apo në fushën e pasurive të paluajtshme.
“Rritja e pagës reale paraqitet gjithashtu e ngadalësuar në 3.4%, nga 4.8% që rezultoi në tremujorin e dytë”, thotë Banka e Shqipërisë.
Nga zanatet e vjetra e deri tek profesionet e reja, kryesisht në teknologji, aktualisht janë 5600 vende të lira pune, për punëtor krahu, magazinier, ekonomist, bojaxhi, mjekë, punonjës në hotele e deri tek profesionistët të teknologjisë së informacionit.
Për t’ju përgjigjur nevojave të tregut me profesionistë qeveria synon që të fuqizojë edhe më shumë arsimin profesional me synim që ‘ata që dalin nga arsimi të jenë ato që kërkon tregu’. Në programin e Reformave Ekonomike 2025-2027 thuhet se arsimi Profesional, do të ketë vëmendje të shtuar nga qeveria, ku do të investohet në infrastrukturë të avancuar, laboratorë inteligjentë, do të ndryshojnë kurrikulat mësimore për t’ju përshtatur zhvillimeve teknologjike e ekonomike përtej lëndëve tradicionale.
Komente

S'ka punetore? Duroni deri me 11 maj, kur Sali Berisha, iniciatori i futjes se Albanistanit ne Lidhjen Arabe, me ndihmen e avokatit te Trump-it, do te marre pushtetin dhe ne ketu do te vine te punesohen 100 mije palestineze.
Përgjigju