FIER- Më shumë se 340 naftëtarë prej vitesh vazhdojnë të mbeten në mes të katër rrugëve përsa i përket 13 pagave të prapambetura.
Vetë naftëtarët janë shprehur se kanë paguar secili nga 5 mijë lekë për të nisur procesin gjyqësor, i cili ende nuk ka filluar, e për këtë ata fajësojë avokatin e ish-Sindikatës, pasi çështja prej tre vitesh nuk është regjistruar në gjykatë. Pas mbledhjes së te gjithë mandat arkëtimeve, naftëtarët çështjen do ta depozitojnë pranë organeve kompetente.
Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj, thekson se sot i janë drejtuar drejtuar Drejtorisë së Krimit Ekonomik, për mashtrim.
‘Përshëndetje kolegë naftëtarē, duke parë që kaluan rreth 3 vite që nuk zhvillohet gjyqi për pagat e prapambetura, kam kontaktuar avokatin, i cili ka çēshtjen tonë. Vazhdojnë të njëjtat justifikime edhe pse u kemi dhënë nga 5000 lekë të reja për person. Akoma çështja nuk është regjistruar në gjykatë. Ditën e sotme i jam drejtuar Drejtorisë së krimit ekonomik, për mashtrim. Të gjithë kolegët që kanë mandat pagesën në bankë, ta sjellin, pasi në bazë të faturave, do të bëhet dhe ankesa në drejtorinë përkatëse. Shpesojmë që të gjithë personat që janë autorizuar për të zhvilluar gjyqin të reagojnë, ose të dorëzojnë dosjen tonë, dhe të kontaktojmë avokat tjetër. Çështja është e jona, dhe nuk mund të zvarritet pa fund.’- tha Sokol Duataj, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve.
Naftëtarët zhvilluar një grevë urie që zgjati për 44 ditë. Kryeministri Edi Rama u premtoi një pagë prej 40 mijë lekësh deri kur të riniste puna, pasi tha se është në kontakt me një kompanie, e ndërsa për pagat e prapambetura të fituara me gjyq me kompaninë "Armo", kanë deklaruar se do të shkojnë deri në Strasburg.