Banorët e zonave Krujës dhe Fushë-Krujës që preken nga aksi Thumanë-Kashar kanë përshkallëzuar protestën e tyre. Pas bllokimit të rrugës dhe përplasjeve me policinë, ata janë tubuar para Kuvendit që nisi edhe sesionin e ri.
Edhe gjatë ditës së sotme, në tentativë për të hyrë në kuvend, nuk ka munguar përplasja me punonjës të gardës e efektivë të policisë.
Banorët po protestojnë prej më shumë se një muaji dhe kërkojnë hyrje dhe dalje në autostradë pasi bizneset e shumta në zonë po falimentojnë.
Protestë e drejtë, ministria dhe ndërtuesi duhet të reagojnë shumë shpejt. Kur u dha PPP-ja u tha që do ndërtoheshin dhe rrugë paralele pa pagesë. Jo vetëm që s’u ndërtuan, por u bllokua edhe rruga e vjetër.
Përgjigju