Kërkon lirinë për t’u betuar, shtyhet vendimi për Belerin! Vangjel Dule goditet me vezë në hyrje të GJKKO-së (VIDEO)

24 Janar, 10:59| Përditesimi: 24 Janar, 15:49

  • Share

TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka shtyrë me datë 29 janar shpalljen e vendimit për Fredi Belerin, i cili kërkon leje të posaçme për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës. Avokatët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Daniel Shirka, e cila ka rrëzuar disa kërkesa të Belerit në të kaluarën. Sipas tyre shqyrtimi dhe vendimi duhet të bëhet dhe jepet jo me një anëtar, por me 3, duke iu referuar edhe vendimit të Gjykatës së Lartë.

"Që në fillim të seancës pamë që trupi gjykues ishte i përbërë me një gjyqtar në kundërshtim me kodin e procedurës. Ja kërkuam trupit gjykues zhvillimin me tre gjyqtarë sepse na u duk pak e çuditshme dhe vendimi i Gjykatës së Lartë që ka zgjidh këtë konflikt kompetencash thotë trup gjykues me tre anëtarë. Nuk u pranua nga ana jonë dhe atëherë na lindi drejta për të kërkuar përjashtimin e gjyqtares", tha avokati.

Seanca u shty për në datën 29 janar, teksa brenda kësaj kohe duhet që gjykata të shprehet mbi kërkesën e përjashtimit të gjyqtares Shirka. Në seancë ishte edhe ambasadorja greke.

Në nisje të seancës një incident ka ndodhur me kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule i cili është goditur me vezë nga një qytetar, pamje që u siguran nga Report Tv. Në dalje ai u ndal për pak sekonda para gazetarëve duke e cilësuar ngjarjen, situatë mjerane. 

“Është çështje me autorët moral. Jeni kaq të mençur, i ndiqni situatat për të kuptuar se kush nxit një klimë dhe frymë të tillë”, tha Dule.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Kjo çështje është bërë temë kryesore edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. 

Ora 13:55
Shtyhet dhe vendimi për masën e sigurisë, Avokatët e Belerit kërkojnë përjashtimin e gjyqtares

 

Foto: Fredi Beleri

Shtyhet seanca për zëvendësimin ë masës së sigurisë për Fredi Belerin. Avokatët kanë kërkuar sërish përjashtimin ë gjyqtares së Apëlit të Posaçëm Daniela Shirka. Kjo është kërkësa e 12 e kryebashkiakut të zgjëdhur të Himarës për një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit me burg. Më herët u shty kërkesa e tij për një lejë te posaçme për tu betuar pasi avokatët ë tij kërkuan përjashtimin nga kjo çështjë po të gjyqtares Daniela Shirka

 

Ora 11:14
VIDEO/ Vangjel Dule sulmohet me vezë në GJKKO

Vangjel Dule është sulmuar me vezë nga një qytetar në ambientet e jashtme të GJKKO.

Dule ka qenë duke shkuar në Gjykatën e Posaçme për të marrë pjesë në seancën ndaj Fredi Belerit, kur është goditur me vezë.

Report Tv sjell pamje ndërsa në xhaketën e Dules dallohet edhe njolla nga veza me të cilën është sulmuar

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • epo kjo pune: 24/01/2024 17:19

    ore mos beni dem vezet... Jo per gje por do shese dengla se qenka peme me kokrra pale c'fortune do ngreje miquaitasit ne Bruksel, iku integrimi tani, shto dhe nja 10 vjet per grafitin me veze te prapanices... lereni plehrat se po I trazove pelcet era, merruni me ndonje pune tjeter

    Përgjigju
  • Nacionalisti: 24/01/2024 16:26

    Dule pis i keq,ja ben mir qe i gjuajten legenit

    Përgjigju
  • Jari: 24/01/2024 13:30

    Ja nje lajm tjeter i mire!

    Përgjigju
  • Tahipi: 24/01/2024 12:10

    Ilumt d'ora ky duhet me deportu nga shqiperia fytyr e ndyr

    Përgjigju
  • [email protected]: 24/01/2024 11:33

    O Zot sa mirë, jetë të gjatë atij zotërisë.Grek rracë e ndyrë

    Përgjigju
  • filip: 24/01/2024 11:30

    Shume mire ja kane bere ketij ndyresire por mir do ishte ti gjuanin dhe kesaj ambasadores qelbesire.

    Përgjigju
  • edi: 24/01/2024 11:26

    Kjo eshte pune e PS-es sepse nuk besoj se dikush shkoi si vullnetae per te goditur Vangjel dulen !

    Përgjigju
    • Jak: 24/01/2024 12:51

      Bravo EDI Saliut se Rama i ka dërguar për ta goditur këtë rracë të keqe,siç mund të jeshë edhe ti si Vangjua i Janullës.

  • Patrioti: 24/01/2024 11:23

    Te lumte dora. Me m*t ta kishe qelluar m*tin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?