Dritan Dajti në një nga seancat e fundit online në Gjykatën e Elbasanit nga IEVP Peqin

Kërkon lirimin nga burgu, Dritan Dajti i drejtohet me një tjetër kërkesë Gjykatës së Elbasanit

20 Gusht, 12:56| Përditesimi: 20 Gusht, 13:28

  • Share

Dritan Dajti i është drejtuar me një tjetër kërkesë Gjykatës së Elbasanit, ku kërkon lirimin e tij nga burgu. Dajti përmes dy avokatëve pretendon se po mbahet me të padrejtë në burgun e Peqinit ku vuan dënimin për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në vitin 2008, në Durrës.

Dajti pretendon se dinamika e vuajtjes së dënimit prej tij e paraqitur në Gjykatë nga IEDP Peqin nuk është llogaritur saktë. Aktualisht në burgun  e sigurisë së lartë të Peqinit, ai do deklarimin e përfundimit të ekzekutimit të vendimit të dënimit me 25 vjet burgim.

Dajti ka kërkuar më herët verifikimin e përfundimit të dënimit me 25 vite burg në një tjetër seancë gjyqësore të cilën ai e zhvilloi online. Me shumë gjasa, gjykata do të shprehet më 13 shtator, kur dhe u caktua seanca tjetër.

Dajti ishte në prag të lirimit nga qelia, por Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg.

Ishte Gjykata e Lartë ka rikthyer në burg përjetë Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së katër efektivëve të policisë në gusht të vitit 2009. Dritan Dajti është shpallur fajtor për vrasjen e katër efektivëve të policisë në 7 gusht 2008 në Durrës, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Më 27 korrik Dajti, mori pjesë në varrimin e nënës së tij. Dajti u pa me syze të zeza, veshur me një bluzë ngjyrë blu të errët dhe i bashkë-prangosur me një nga efektivët që e shoqëroi.

'Nisur nga argumentet, objeksionet dhe observimet e parashtruara, si dhe ne respekt e zbatim te Nenit 28/4 te Kushtetutes dhe Nenit 480 te K.Pr.Penale, ku respektivisht thuhet:

Në  të  gjitha  rastet  e  tjera,  personi,  të  cilit  i  hiqet  liria  në  rrugë  jashtëgjyqësore,  mund  t’i  drejtohet në çdo kohë gjyqtarit, i cili vendos brenda 48 orëve për ligjshmërinë e kësaj mase;

Në  fazën  e  ekzekutimit,  gjykata  është  kompetente  të  vendosë  për  shuarjen  e  veprës  penale pas dënimit, për shuarjen e dënimit, për dënimet plotësuese, për konfiskimin ose kthimin e sendeve të sekuestruara, si dhe për çdo rast të parashikuar me ligj;

Kur vërtetohet shuarja e veprës penale ose të dënimit, gjykata e deklaron këtë edhe kryesisht, duke marrë masat përkatëse;

K  e  r  k  o  j  m  e  :

 

  1. Pranimin e kerkeses.
  2. Konstatimi i heqjes se lirise me burgim ne rruge jashtegjyqesore dhe marrja e vendimit brenda 48 oreve per ligjshmerine e kesaj mase te marre nga I.E.V.P. Peqin ndaj shtetasit Dritan Dajti.
  3. Deklarimin kryesisht te shuarjes se denimit  me 25 vjet burgim, te shtetasit Dritan Dajti.
  4. Lirimin e menjehershem te shtetasit Dritan Dajti.

Peqin me 19 Gusht 2024.

Me Konsiderate

Dritan DAJTI

Av.Alban QAFA

Av.Alban KAPXHIU', thuhet në kërkesën e avokatëve të Dritan Dajtit.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?