GJKKO ka caktuar datën 19 shtator, ora 14:00, për shqyrtimin e kërkesës të Ilir Metës për revokim të masës së sigurisë. Kërkesa, e bërë më 16 shtator në Gjykatën e Posaçme, do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Gjykata i ka dërguar fletëthirrjen avokatit Kujtim Cakrani për t’u paraqitur në “cilësinë e mbrojtësit të zgjedhur të kërkuesit Ilir Metaj, në kërkesën e paraqitur me objekt: Revokimin e masës së sigurimit personal të arrestit në burg”.
Ish-presidenti ka bërë rekurs edhe në Gjykatën e Lartë, dhe kërkesa do të shqyrtohet më 9 tetor. Ai ka bërë ankimim për masën arrest në burg, të caktuar prej rreth 1 viti nga GJKKO dhe të lënë në fuqi nga Apeli.
Ndërkohë, gjyqtarja e GJKKO Irena Gjoka më 25 shtator, në orën 11:00, do të zhvillojë seancën paraprake në ngarkim të ish-presidentit Meta, Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos, që janë marrë të pandehur nga SPAK.
Gjyqtarja Gjoka, u bë objekt sulmi edhe nga partia e Metës, sikurse Sali Berisha, ndërsa mbrojtësi i tij Kujtim Cakrani ka kërkuar dorëheqjen nga çështja. Në rast se nuk dorëhiqet, do të kërkojnë përjashtimin pasi sipas mbrojtjes së Metës, Gjoka nuk mund të gjykojë çështjen e tij duke pretenduar se ka probleme me ligjin.
SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Ndërsa Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.
Fletëthirrja e gjykatës për avokatin e Metës
Kërkesa e Metës pë 16 shtator
Lajm ne perditesim...
Komente
