Kronikë

5 muaj në qeli, Gjykata e Lartë lë në fuqi masën arrest me burg për Erion Veliajn

8 Korrik, 07:57| Përditesimi: 8 Korrik, 15:29

  • Share

TIRANË- Gjykata e Lartë vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës. Erjon Veliaj do të vijojë të hetohet në masë arresti me burg teksa prej 5 muajsh qëndron në paraburgimin e Durrësit. Dhoma e Këshillimit në Gjykatën e Lartë me relatore gjyqtaren Albana Boksi lë kështu në fuqi vendimin e dhënë si nga shkalla e parë ashtu edhe nga Apeli.

Ky vendim nuk i mbyll derën ankimimeve për masën e sigurisë. Kryebashkiaku Veliaj dhe avokatët mund të fillojnë sërish të kërkojnë në gjykatën e posaçme dhe në Apel zëvendësimin e masës së sigurisë duke sjellë argumentet e tyre.

Në vijim pritet që Gjykata e Lartë të argumentojë vendimin e marrë, dhe opsion për mbrojtjen e Veliajt është edhe gjykata Kushtetuese si hallkë e fundit.

Kryetari i bashkisë së Tiranës hetohet për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Më 17 qershor, në seancën ku SPAK paraqiti informacionet dy mujore, GJKKO rrëzoi kërkesën për lirimin nga qelia të kryebashkiakut kundrejt garancisë pasurore. Gjyqtari Erjon Bani vlerësoi se nuk ka asnjë kusht të ri për të ndryshuar masën e sigurisë.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Valbona: 08/07/2025 18:06

    Gjykata e Larte eshte nen ndikimin e kryekriminelit dhe kryehajdutit Salih Berisha, shkaterruesi dhe vrasesi i njerezve te pafajshem ne Gerdec dhe 21 Janarin 2011. Kane kaluar 8 vjet nga Rezoluta e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, e datës 15 shkurt 2017, e cila vë në dukje mjaft qartë rrugën që duhet të ndjekё Drejtesia Demokratike Shqiptare për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Pikёrisht Rezoluta nё Pikёn 26 shpreh keqardhjen dhe kёrkon ndaj autoriteteve kompetente, të cilat deri tani nuk kanë marrë masa për ndekje penale efektive në lidhje me vdekjet që ndodhën gjatë demostratës së 21 janarit 2011 ; u kërkon autoriteteve që të vendoset drejtësia, pa u vonuar, për viktimat e ngjarjeve të asaj dite!” (Ne qofte se Presidenti i Republikes, si garant i Kushtetutes Demokrstike ne Shqiperi nuk merr pergjegjeine e vendimeve te Gjykatave, nuk do te kemi me kurre DREJTESI ne Shqiperi!)

    Përgjigju
    • nini: 08/07/2025 19:39

      Shume mire e formuluar. Pak pesimist jam, por drejtesia, sidomos ajo e pavarur nga hajdutet qe votohen per shkuar ne Parlament, vone do te vije. Mbase nga 2050. Per fat te mire, as SB dhe ER s"do jene me ne kete bote, ose te pakten per ER, jo ne politike.

  • Besnik: 08/07/2025 16:24

    Sala me Malltezin lirohen ky qe boni Tironen Qytet lihet ne burg

    Përgjigju
  • Lenti: 08/07/2025 15:13

    Rama ka nisur fushaten per kryetarin e ri te bashkise, kur Erjoni dashka te dale. Rri se je mire pa te ngritur akuza te reja.

    Përgjigju
    • Gon xhafa: 08/07/2025 19:58

      Te la fatziu brenda o lumadhi ti.tani e njofe kush eshte ai plehre. E bere me jete ate dhe dhendrin e tij e te la ne balte

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?