Erion Veliaj gjatë arrestimit

Kronikë

Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Erion Veliajt

2 Tetor, 07:05| Përditesimi: 2 Tetor, 14:46

  • Share

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi masë më të butë sigurie. Vendimi u dha nga relatorja Albana Boksi.

Erion Veliaj qëndron në qeli që prej 10 shkurtit, kur dhe u arrestua me urdhër të GJKKO pas kërkesës së SPAK. Ai është nën akuzë për 5 vepra penale, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli. 

Ai akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, në raport me disa kompani. Sipas SPAK, Veliaj ka marrë përfitime të parregullta në para dhe pasuri të paluajtshme, ndërsa kompanitë kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga bashkia.

Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës më 25 shtator, me vendim të Këshillit të Ministrave me argumentin se nuk ishte paraqitur në detyrë për më shumë se tre muaj, që nga arrestimi më 10 shkurt. Por, Veliaj depozitoi ankimin në Kushtetuese, kërkesë e cila pezullon shkarkimin e tij.

Pavarësisht kësaj, presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet për bashkinë e Tiranës me argumentin se shkarkimi i Veliajt me motivacionin ‘mosparaqitje në detyrë’ duhet të trajtohet nga Gjykata Administrative dhe jo nga Gjykata Kushtetuese. Sipas burimeve të Report TV, avokatët e Veliajt do të dërgojnë në Kushtetuese edhe dekretin e presidentit, si e vetmja gjykatë që i jep zgjidhje çështjes.

Xh.D/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 02/10/2025 10:51

    Do zoti fiton lirine dhe pastaj te shikojme se si do te vene punet .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?