TIRANË- Gjykata e Lartë vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës. Erjon Veliaj do të vijojë të hetohet në masë arresti me burg teksa prej 5 muajsh qëndron në paraburgimin e Durrësit. Dhoma e Këshillimit në Gjykatën e Lartë me relatore gjyqtaren Albana Boksi lë kështu në fuqi vendimin e dhënë si nga shkalla e parë ashtu edhe nga Apeli.
Ky vendim nuk i mbyll derën ankimimeve për masën e sigurisë. Kryebashkiaku Veliaj dhe avokatët mund të fillojnë sërish të kërkojnë në gjykatën e posaçme dhe në Apel zëvendësimin e masës së sigurisë duke sjellë argumentet e tyre.
Në vijim pritet që Gjykata e Lartë të argumentojë vendimin e marrë, dhe opsion për mbrojtjen e Veliajt është edhe gjykata Kushtetuese si hallkë e fundit.
Kryetari i bashkisë së Tiranës hetohet për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Më 17 qershor, në seancën ku SPAK paraqiti informacionet dy mujore, GJKKO rrëzoi kërkesën për lirimin nga qelia të kryebashkiakut kundrejt garancisë pasurore. Gjyqtari Erjon Bani vlerësoi se nuk ka asnjë kusht të ri për të ndryshuar masën e sigurisë.
Komente

Rama ka nisur fushaten per kryetarin e ri te bashkise, kur Erjoni dashka te dale. Rri se je mire pa te ngritur akuza te reja.
Përgjigju