Safet Gjici

Kronikë

Kërkon lirinë me kusht, shtyhet seanca për Safet Gjicin!

10 Prill, 09:24| Përditesimi: 10 Prill, 11:54

  • Share

Është shtyrë për në 18 prill seanca gjyqësore për Safet Gjicin, ish-kryebashkiakun e Kukësit. Sipas burimeve bëhet me dije se seanca e cila ishte planifikuar të mbahej sot në Gjykatën e Elbasanit është shtyrë për shkak të mungesës së prokurorëve.

Gjici kërkon lirimin me kusht për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.Seanca do të zhvillohet në orën 10:00 me dyer të hapura.

Gjici u arrestua më 24 qershor 2023, pas publikimit të një videoje komprometuese, e cila tregonte marrëdhëniet e tij intime në zyrë me Alma Kaçin. Fillimisht, ai u akuzua për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa Kaçi për “korrupsion aktiv”.

Gjatë procesit gjyqësor, Gjykata e ndryshoi akuzën ndaj Gjicit në “shpërdorim detyre”, duke e dënuar me 2 vjet burg dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet.

Nga ana tjetër, Alma Kaçi u dënua me 1 vit burg për “prostitucion”, pasi hetimet e SPAK zbuluan se ajo i kishte ofruar përfitime të parregullta ish-kryebashkiakut në formën e favoreve seksuale.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon në lidhje me seancën gjyqësore tё çelur për shqyrtim sot, më datë 10.04.2025 ora 10:00 për Kërkesën Penale me objekt “Lirimit me Kusht” neni 64 të Kodit Penal me kërkues Safet Gjici, Kërkesa Penale e regjistruar më datë 18.02.2025, me Trup Gjykues gjyqtare znj. Suela Lika.

Nga verikimi i palëve në seancë gjyqësore nuk u paraqit kërkuesi Safet Gjici i cili ka paraqitur deklaratë, u paraqit mbrojtja përfaqësuar nga av. Përparim Kulluri, nuk u paraqit

Organi Akuzёs me prokuror znj. Xhoana Mehmetaj. Seanca shtyhet më datë 18.04.2025 ora 13:00 për shkak se, prania e prokurorit në Kërkesat Penale në Fazë Ekzekutimi referuar nenit 471.4 të Kodit të Procedurës Penale: Mënyra e procedimit nga gjykata. “Seanca zhvillohet me pjesëmarrjen e detyrueshme të prokurorit dhe të mbrojtësve” dhe nenit 128/ a pika b, Pavlefshmëria absolute: “Të drejtën e prokurorit për ushtrimin e ndjekjes penale dhe pjesëmarrjen e tij në gjykim”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?