FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i dënuar nga Apeli me 1 vit për burg për kallëzim të rremë për çështjen “Babale”, kërkoi lirinë me kusht. Seanca në Gjykatën e Fierit u shty për disa ditë, pasi mungonte raporti i vlerësimit nga burgu i Fierit, ku ish-deputeti vuan dënimin prej shtatorit të vitit 2024. Sipas avokatit, Salianji ka përmbushur 2/3 e dënimit dhe gëzon të drejtën për tu liruar para kohe.
“Sot ishte seanca e parë, mungonte raporti i vlerësimit nga IEPV Fier, kështu që u shty për ditën e martë në mënyrë që IEPV Fier të sjellë raportin lidhur me kërkuesin Ervin Salianji. Të pranishme sot ishin të gjitha palët, ne bëmë relatimin e kërkesës sonë, të gjithë argumentet, si kalimin e kohës së 2/3 në burg, si edhe që ai plotëson të gjitha kushtet për ta përfituar lirimin me kushtin para kohe.
Ne kemi qenë të idesë se ai nuk duhet të ishte fare aty, por në këto kushte duhet të ecim me këtë kërkesë. Do të duhet një seancë tjetër ose 2 derisa të ketë një vendim. Besoj do të jetë e suksesshme, por nuk bëjmë dot orakullin për proceset gjyqësore në Shqipëri, por e meriton të përfitojë nga lirimi me kusht.
Kam kontakt të vazhdueshëm me Ervin Salianji. Besoj përderisa përfaqësohet nga avokati, ai e di vetë pse nuk do që të vijë”, tha Ledio Braho, përfaqësuesi ligjor i ish-deputetit demokrat.
Salianji ndodhet i izoluar në burgun e Fierit prej muajit tetor të vitit të kaluar. Ish-deputeti u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë nga gjykata e Apelit për dosjen ‘Babale’, duke e dënuar me 1 vit burg. Salianji e cilësoi procesin si të montuar dhe e quajti veten një të dënuar politik.
Në muajin mars, Gjykata e Lartë i rrëzoi rekursin kundër dënimit me 1 vit burg. Edhe në Tetor të vitit të kaluar, ai kërkoi në Gjykatën e Lartë pezullimin e dënimit me burg, por iu refuzua.
Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, pasi në 2018-ën publikoi materiale të prezantuara si audio-përgjime, përmes së cilave pretendonte se vëllai i ministrit të Brendshëm atë kohe, Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Por, nga hetimet e rezultoi se e gjitha ishte një material i montuar, dhe biseda me dëshmitarët e rremë ishte e tëra e simuluar për të ngarkuar vëllain e ish-ministrit.
Komente

Shtojini dhe co vite këtij katundarit...
Përgjigju