Kronikë

Kërkon lirinë me kusht, shtyhet për të martën seanca në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin! Mungoi raporti i Burgut të Fierit

17 Qershor, 09:23| Përditesimi: 17 Qershor, 13:57

  • Share

FIER- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji kërkon lirinë me kusht në Gjykatën e Fierit, e argumentin se ka ezauruar  2/3 e dënimit. Seanca u shty pasi mungonte raporti i vlerësimit nga Burgu i Fierit. 

"Sot ishte seanca e parë, mungonte raporti i vlerësimit nga burgu i Fierit dhe u shty për të martën, që Burgu i Fierit të sjellë raportin", tha avokati Braho. 

Salianji ndodhet i izoluar në burgun e Fierit prej muajit tetor të vitit të kaluar. Ish-deputeti u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë nga gjykata e Apelit për dosjen ‘Babale’, duke e dënuar me 1 vit burg. Salianji e cilësoi procesin si të montuar dhe e quajti veten një të dënuar politik.

Në muajin mars, Gjykata e Lartë i rrëzoi rekursin kundër dënimit me 1 vit burg. Edhe në Tetor të vitit të kaluar, ai kërkoi në Gjykatën e Lartë pezullimin e dënimit me burg, por iu refuzua. 

Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, pasi në 2018-ën publikoi materiale të prezantuara si audio-përgjime, përmes së cilave pretendonte  se vëllai i ministrit të Brendshëm atë kohe, Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Por, nga hetimet e rezultoi se e gjitha ishte një material i montuar, dhe biseda me dëshmitarët e rremë ishte e tëra e simuluar për të ngarkuar vëllain e ish-ministrit.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • zaku: 17/06/2025 09:43

    Shtojini dhe co vite këtij katundarit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?