Kërkon lirinë me kusht, shtyhet sërish seanca për Fredi Belerin

31 Korrik, 09:17| Përditesimi: 31 Korrik, 11:38

  • Share

FIER- Alfred Beleri nuk do të lirohet më kusht dhe do të qëndrojë në burg, të paktën për muajin gusht. Gjykata e Fierit, ku i dënuari me burgim 2 vite për blerje votash kërkon liri me kusht, vendosi që seancën e radhës ta zhvillojë më 2 shtator ora 10:00.

Gjyqtari Alfred Konomi nuk u mjaftua me raportin e juristëve të burgut të Fierit që e cilësojnë sjelljen e Belerit me nota pozitive, teksa nënvizonin faktin se më parë ka qenë i përshirë edhe në vepër tjetër penale.

Gjyqtari kërkoi dhe një raport vlerësimi me plan individual nga shërbimi i provës, ndërsa shtyrja me një muaj lidhet edhe më faktin se në gusht gjykata merr pushimet. Shtyrja u kundërshtua nga mbrojtja e Fredi Belerit të cilët kërkuan vendimmarrje. Avokati  Eugen Gjyzeli tha se është urdhri i kryeministrit Rama që ta mbajnë në qeli.

Kërkesa e Belerit për liri me kusht vjen pas betimit të tij si eurodeputet në Parlamentin Europian. Beleri shkoi në Strasburg pas lejes 5-ditore që mori nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Ai ndodhet që prej muajit maj të 2023 pas hekurave dhe u dënua me 2 vite për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet lokale të 14 majit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?