FIER- Në Gjykatën e Fierit u shty seanca për Fredi Belerin, i cili pas betimit si eurodeputet kërkon lirinë me kusht. Gjyqtari Geni Gjyzari vendosi ta shtyjë senacën më 31 korrik për shkak se Drejtoria e Burgjeve nuk paraqiti raportin e vlerësimit pasi mungonte dëshmia e penalitetit.
Report Tv dhe Shqiptarja.com sollën pamjet e mbërritjes së Belerit nga burgu i Fierit në Gjykatë. Ai qëndroi vetëm 20 minuta në ambientet e Gjykatës dhe u kthye përsëri në burgun e sigurisë së lartë. Beleri u përfaqësua nga avokati Geni Gjyzari.
Kërkesa e tij për liri me kusht vjen pas betimit të tij si eurodeputet në Parlamentin Europian. Beleri, i dënuar me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, shkoi në Strasburg pas lejes 5-ditore që mori nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Beleri ndodhet që prej muajit maj të 2023 pas hekurave dhe u dënua me 2 vite për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Hidrauliku i shemtuar dashka ta lirojne para kohe? Burg deri ne sekonden e fundit te denimit! Asnje tolerance per kete antishqiptar!
Përgjigju