Saimir Tahiri

Kërkon lirinë pas njohjes së kohës së paraburgimit! Shtyhet për të disatën herë gjyqi për Saimir Tahirin

10 Shkurt 2023, 10:01| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 10:04

  • Share

Shtyhet për të disatën herë  gjyqi në ngarkim të ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Edhe këtë herë shkak është bërë mosprezenca e avokatit Maksim Haxhiaj.

Ende nuk dihet qëllimi i shtyrjeve të njëpasnjëshme të seancave për sa kohë ka qënë vetë Tahiri i cili ka kërkuar t’i ulet dënimi dhe t’i njihet shërbimi i provës.

Më 4 shkurt të këtij viti, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?