Shtyhet seanca në Gjykatën e Tiranës për Dritan Goxhajn! Avokati: Kërkojnë ta rrëmbejnë dhe jo ta ekstradojnë

22 Gusht 2023, 12:09| Përditesimi: 26 Gusht 2023, 12:59

  • Share

Seanca që ishte parashikuar të mbahej në Gjykatën e Tiranës për Dritan Goxhajn është shtyrë. Ditën e sotme ishte parashikuar të shqyrtohej kërkesa e mbrojtjes për ndryshimin e masës ;arrest me burg’ që është vendosur ndaj ish-luftëtarit të UÇK-së, me argumentin se s’ka provë të reja që prej 18 ditësh kur është dhënë masa. Por, duke qenë se mungonte përfaqësuesi i akuzës Ylli Pjetërnikaj, seanca u shty.

Pas këtij vendimi, për mediat ka folur avokati i Goxhajt i cili është shprehur se dy shtete nuk po dinë çfarë të bëjnë me një shtetas dhe futet një i tretë që kërkon ta rrëmbejë dhe jo ta ekstradojë. Ai shton se Goxhajn kërkojnë ta bëjnë fli, për të qetësuar ata që janë kundër interesave të vendit tonë.

“Jemi në një moment kur dy shtete nuk dinë se cfarë të bëjnë me një shtetas dhe futet një i tretë, që kërkon ta rrëmbejnë dhe jo ta ekstradojnë një person. Nuk dinë se çfarë ta bëjnë Dritanin. Dikush ka thënë për të qetësuar Evropën, do të bëjmë fli popullin dhe trojet shqiptare. Kështu po ndodh edhe me Dritanin, për të qetësuar ata që kanë qenë kundër interesave të vendit tonë.

Vendimi është marrë nga një gjyqtare bullgare, që punon në Tribunale në Hagë. Në gjykatën shqiptare sa vjen e po shkohet drejt realitetit, sepse fillimisht mendoni se po merreshin me një kriminel. Unë mendoj se gjykata shqiptare po shkojnë drejt vendimit real", tha ai.

Në Apel kemi kërkuar mos pranimin e kërkesës për ekstradim dhe kemi kërkuar heqjen e çdo mase sigurie, sepse nuk ka vepër penale. Kjo kërkesë çuditërisht u la në fuqi” tha ndër të tjera avokati.

Goxhaj u arrestua më , 31 korrik 2023, në Tiranë për llogari të autoriteteve të Kosovës. Ai akuzohet për intimidim të dëshmitarëve dhe se ka publikuar në rrjete sociale detaje sekrete nga procesi gjyqësor i Dhomave të Specializuara të Hagës, përfshirë dëshmi, emra apo të dhëna personale të dëshmitarëve. Dritan Goxhaj pritet të ekstradohet në javët në vijim për në Republikën e Kosovës.

Ndërkohë, Goxhaj thotë se nuk ka kryer asnjë krim dhe në seancën e mbajtur më 17 gusht kërkoi mbrojtje juridike nga Shqipëria. 

Kush është Dritan Goxhaj

Dritan Goxhaj i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e Forcave Amerikane në Shqipëri. Ai është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-së, pas kërkesës së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kur iu besua detyra e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe, me angazhimin e NATO-s në luftë, iu besua detyra e oficerit të bashkëveprimit me NATO-n. Dritan Goxhaj, ka qenë shoqëruesi i trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?