Kërkoi pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet seanca për Fredi Belerin! Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës: S’dua të marr pjesë, s’kam zgjedhur avokatin

27 Maj, 10:37| Përditesimi: 27 Maj, 16:22

  • Share

Ka dështuar seanca e parë në Apelin e Posaçëm për Fredi Belerin i cili kundërshton dënimin e dhënë me 2 vite burg nga Shkalla e Parë për korrupsion në zgjedhje. Prokurorët e SPAK ishin të  pranishëm, gjithashtu edhe i pandehuri Pandeli Kokaveshi, por vetë Beleri mungoi.

Ai kishte bërë një deklaratë ku thekson se nuk dëshiron të marrë pjesë dhe se akoma nuk ka zgjedhur avokat. Gjykata sipas akteve ka njoftuar avokatin Edmond  Dema e Artjon Kasa, dhe më pas i pandehuri kishte kërkuat që do mbrohej nga Geni Gjyzari teksa ky i fundit njoftoi se nuk është avokat i të pandehurve.

Gjykata cakton avokat kryesisht Pranvera Doçi për Belerin ndërsa Kokaveshit i jepet koha për ta zgjedhur avokatin megjithatë i cakton av kryesisht Arben Peço. Seanca u shty për Datën 07.06.2024 ora 10:00.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?