Sara Hoxha dhe Ledri Vula

VIP & Spektakël

Kërkon që Ledri të ketë një bashkëpunim me një prej ish-të dashurave, Sara Hoxha tregon se nuk është aspak xheloze

30 Korrik 2022, 16:45| Përditesimi: 30 Korrik 2022, 16:59

  • Share

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe janë prindër të një vajze, Poem Blu.

Sara, në marrëdhënien e saj me Ledrin është shprehur gjithmonë se nuk është xheloze. Në intervistën e saj më të fundit në “Prive”, e pyetur se me kë donte që reperi të kishte një bashkëpunim muzikor nga një prej ish-të dashurave të tij, Sara tregoi emrin.

Ajo do të donte që Ledri të kishte një bashkëpunim me Dua Lipën.

“Do doja shumë që të kishin një bashkëpunim bashkë. Kur e takova vjet nuk ishte sikur po takoja Dua Lipën një superstar. Ishte shumë njeri me këmbë në tokë, ajo dhe familja e saj”, tha Sara.

 

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?