Jamarbër Malltezi

Kronikë

Afera Partizani/ Kërkon revokim të masës së sigurisë, GJKKO shtyn shqyrtimin e kërkesës së Jamarbër Malltezit

19 Qershor, 12:12| Përditesimi: 19 Qershor, 12:19

  • Share

Seanca në GJKKO për shqyrtimin e kërkesës së Jamarbër Malltezit për zëvendësimin e masës së sigurisë është shtyrë.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 30 qershor, në orën 09:30. Dhëndri i Berishës ndodhet aktualisht në arrest shtëpie dhe ka paraqitur kërkesë për një masë më të lehtë sigurie

Në 30 qershor, në orën 10:00, është caktuar edhe seanca e parë në themel për dosjen “Partizani”, ku i pandehur për korrupsion është marrë ish-kryeministri Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerë.

Treshja e gjyqtarëve që do të gjykojë dosjen Partizani janë Elsa Ulliri si kryesuese, Bib Ndreca e Rudina Palloj. Pritet një gjyq i gjatë, me dëshmitarë dhe paraqitje provash, pasi asnjë nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Nën akuzë për korrupsion, Sali Berisha do të përgjigjet për aferën e privatizimit të klubit Partizani, për të cilën SPAK thotë se ai shfrytëzoi pushtetin që i jepte pozicioni i kryeministrit për të pasuruar familjen e tij, përmes dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit do të përballet me drejtësinë për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash” akuzohen edhe biznesmeni Fatmir Bektashi; Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan', si dhe Andia Pustina, financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

Në gjyq janë çuar edhe kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina” për pastrim parash.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?