Pasditen e 21 tetorit të vitit 2023, Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha u arrestua në Aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza", në kuadër të hetimeve që Prokuroria e Posaçme kishte nisur lidhur me procedurat e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani.
Një muaj më pas Apeli i Posaçëm do ta nxirrte atë nga qelia, me masën “arrest në shtëpi”. Kur procesi gjyqësor sapo ka nisur, treshja e gjyqtarëve të GJKKO, Elsa Uliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj vendosën këtë të hënë, 7 korrik, që t’ia ndryshojnë dhe këtë masë sigurie, kundrejt garancisë pasurore prej 3 milion lekësh.
Gjatë seancës, Prokuroria e Posaçme, ka qenë kundër ndryshimit të masës ndaj Malltezit, nën akuzë për korrupsion e pastrim parash, si përfituesi kryesor nga vendimet e vjehrrit të tij, kryeministrit të kohës Sali Berisha, po ashtu i pandehur në të njëjtën çështje. Falë privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”, Malltezi, i cili ishte bashkëpronar i truallit, me një sipërfaqe modeste me pak më shumë se 100 m2, përfitoi sipas SPAK 5.4 miliona euro pasuri, nga kompleksi me 19 kulla, që u ndërtua më pas.
Edhe pas këtij vendimi, ashtu si gjatë gjithë kohës, Malltezi foli për një proces farsë sipas tij.
“Kemi zëvendësimin e masës me garanci pasurore. Ka mbi 20 muaj që kjo ishte një farsë politike, ishte një urdhër politik. Nuk kemi të bëjmë me një shtet ligjor, por me një shtet që lufton armiqtë e PS. Vendimi i sotëm vjen pas 20 muajsh privim lirie thjesht me një urdhër politik të Edi Ramës. E mbani mend se si në Kongresin e PS Edi Rama urdhëroi SPAK të procedojë penalishët Sali Berishën, të njëjtën gjë e kërkoi edhe ambasadorja e korruptuar amerikane si Yuri Kim. Prandaj kemi të bëjmë me një proces politik,” deklaroi Malltezi.
Edhe Berisha, iu mbajt së njëjtës linjë, në mbrojtje të dhëndrit për procesin ku dhe ai vetë është i pandehur për korrupsion.
“Ka bërë 2 vite burg në shtëpi, i burgosur politik. Në mënyrë absolute, pa shkelur asnjë ligj të këtij shteti, asnjë rregull e standard të këtij shteti, me një dosje piramidë mashtrimi, i vetmi njeri nga qindra njerëz që kanë firma në atë dosje, i dënuar nga gjykata është Edi Rama, me 320 mijë euro dhe i ka kthyer një më një, i vetmi njeri që ka shkelur ligjin nga qindra punonjës që kanë fimat e tyre në atë proces, nga 1994, njeriu i vetëm që është gjetur shkelës i ligjit dhe dënuar nga gjykata e tre shkallëve, është Edvin Ramaduro”, tha ai.
Vendimi për Malltezin u mor nga gjyqtarja Elsa Ulliri, e cila kryeson trupën gjykuese në procesin e aferës “Partizani”. Ajo kishte kërkuar dorëheqjen, duke e konsideruar konflikt interesi, faktin që është kushërirë me një deputete të Partisë Demokratike. Kërkesën ajo e paraqiti gati 3 javë pasi ishte hedhur shorti. Por këtë të hënë drejtuesi i Gjykatës, vendosi të mos e pranojë dorëheqjen.
Në nëntor të vitit 2023, gjyqtarja e Apelit të GJKKO Ilirjana Olldashi e la Malltezin në arrest shtëpie një muaj pasi u arrestua në aeroportin e Rinasit pasi ndaj tij ishte dhënë masa e sigurisë arrest në burg për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Deri në nisjen e procesit, për dosjen Partizani, Sali Berisha përdori artifica proceduralë që e zvarritën me 7 muaj fazën e shqyrtimit të kërkesës për kalimin në gjykim të çështjes. E njëjta përpjekje duket se po vihet në jetë dhe në rastin e vetë gjykimit. Në seancën e parë, Berisha nuk u paraqit, me pretendimin se nuk ishte njoftuar zyrtarisht. Fletëthirrja ishte firmosur nga dhëndri i tij Malltezi, i cili deklaroi se nuk e kishte njoftuar vjehrrin.
Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Tre të pandehurit e tjerë akuzohen: Fatmir Bektashi për korrupsion dhe pastrim parash; ortaku i Malltezit dhe trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja, dhe financierja Andia Pustina, që merrej me punët financiare dhe ligjore të kompanisë “Homeplan”, akuzohen për pastrim parash. Po ashtu, në gjyq për pastrim parash janë dërguar edhe tre kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, mori në mbrojtje dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, teksa komentoi vendimin e GJKKO-së ditën e sotme për ta nxjerrë nga arresti shtëpiak pas gati dy vitesh izolimi.
Berisha tha se Malltezi nuk kishte bërë asnjë shkelje ligji dhe i vetmi shkak pse u borgosi politikisht ishin denoncimet që i bëri qeverisë së Ramës nga viti 2013 dhe në vijim me mbi 300 postime për inceneratorët dhe shkeljet e tjera. Kreu i PD-së theksoi se i vetmi i dënuar për shkelje ligji është kryeministri Edi Rama.
“Ka bërë 2 vite burg në shtëpi, i burgosur politik. Në mënyrë absolute, pa shkelur asnjë ligj të këtij shteti, asnjë rregull e standard të këtij shteti, me një dosje piramidë mashtrimi, i vetmi njeri nga qindra njerëz që kanë firma në atë dosje, i dënuar nga gjykata është Edi Rama, me 320 mijë euro dhe i ka kthyer një më një, i vetmi njeri që ka shkelur ligjin nga qindra punonjës që kanë fimat e tyre në atë proces, nga 1994, njeriu i vetëm që është gjetur shkelës i ligjit dhe dënuar nga gjykata e tre shkallëve, është Edvin Ramaduro”, tha ai.
Më tej e cilësoi hakmarrje burgosjen e dhëndrit, me dorën e kreut të SPAK, Altin Dumani dhe prokurorëve të tjerë, që nuk nguroi t’i sulmonte me emra.
“Është mbajtur Malltezi si një akt hakmarrje si një nga personat që i tha shqiptarëve se afera e djegësve është afera më korruptive, si një njeri zyrtar i kësaj partie që i publikoi nga viti 2013 e në vazhdim 300 e ca statuse kundër tij që kishte në qendër Ramaduron dhe krimet kushtetuese të tij. E për të gjitha këto Rama me mercenarët e tij si Altin Dumani, Arben Kraja dhe Enkelejda Fetahu, simotër e gjykatëses bandite të Suel Çelës, e mbajtën për hakmarrje dy vite”, vijoi Berisha.
Komente

Urime urime per lirimin. Fundja je zoteri burr edhe ke nje artikulim fjalesh ne menyre te persosur... habitem.Cfare presin nga Spak e gjkko se nuk e kupyoj. Ato njerezit ne spak e gjkko po te njejtet jan si ne kohen e berishes si n kohen e rames thjesht ndryshon logo...asgje skishte per ti ndodhur qe ne fillim... manovra per tu demshperblyer edhe marrin edhe pafajsine edhe dalin jek e jek me shtetin... nese mendoni se do burgosen keto eshte fodullek mi motra e vellezer... mos u merzisni se me mir do behet... ligji nuk eshte i barabarte per te gjithe...
PërgjigjuEc aty se dava edhe tre vjet e shumta dhe do të dëmshpërblejë shteti për kto muaj pushime që bërë
PërgjigjuSa bukur! Akuzohesh per 5.4 milion euro korupsion dhe pastrim parash dhe gjykata e le me garanci 30 milion leke. Kur nuk te ngroh dielli sabahut, ai i mbrembjet te fut tr dridhurat. U pa kjo pune, pakti Rama - Berisha eshte shtrire dhe ne Gjkko.
PërgjigjuKETIJ MALLTEZIT TI SEKUESTROHEN..SHTEPI..VILA..APARTAMENTE..TROJE..MAKINA....LLOGARI BANKARE...SE ATO JANE PARATE E POPULLIT....NGA PABUKSA NA U BENE MILIONERE KETA,,DUKE PRISHURKLUBUN PARTIZANI....
PërgjigjuMaskarada e drejtesise se re vazhdon! Cfare turpi!
PërgjigjuQenkeni kepute ne but.. Afera bilions garanci nje kafe
Përgjigju