Zani Çaushi nuk tërhiqet nga kërkesa për ‘liri me kusht’, edhe pse një gjyqtar e pushoi një çështje të mëparshme për të njëjtën kërkesë.
Ditën e sotme Zani Çaushi ka qenë i pranishëm në ambientet e gjykatës së Korçës, në seancën gjyqësore ku u mor vendimi që të zhvillohet seanca e radhës më 9 prill. Kjo pasi avokati mbrojtes i Zani Caushit ka kërkuar kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare për kërkesën drejtuar gjykatës.
Zani Çaushi ka kërkuar që të përllogariten vitet e qëndrimit në qeli, me pretendimin se ka kryer 31 vite burg.
Sipas avokatit të tij nëse koha e qëndrimit në burg përllogaritet e plotë, vlonjatit i lind e drejta të kërkojë liri me kusht. Avokati pretendon se Caushi ka kryer 31 vite burgim dhe ndaj i lind e drejta për lirim me kusht.
SI nuk kane turp keta more...kerkojne lirine..
Përgjigju