TIRANË- Gjykata e Posaçme shtyu për më 23 prill seancën për kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për revokimin ose zëvendësimin e masës së arrestit në burg.
Pas 2 muajve në paraburgim Veliaj, i cili nuk u paraqit në seancë, por u përfaqësua nga avokatët, kërkoi gjithashtu të njihet se çka ndodhur deri më tani me hetimet, çka iu vu në dispozicion nga SPAK. Avokatët e tij kërkuan kohë të njihen me aktet hetimore, ndaj gjyqtari paraprak Erjon Bani vendosi që seanca të shtyhet me 1 javë, në orën 13.30 të 23 prillit.
Në SPAK për të kërkuar informacion mbi hetimet në 2 muajt e fundit ishte edhe biznesmeni Elman Abule në masë arresti shtëpiak i akuzuar për pastrim parash. Ndërkohë, sot në SPAK u mor në pyetje për rreth dy orë edhe bashkëshortja e biznesmenit Abule.
Mariza Nito, bashkëshortja e Elman Abules, është paraqitur paraditen e kësaj të mërkure në SPAK. Ai qëndroi për më shumë se dy orë në ambientet e Prokurorisë lidhur me çështjen e Erion Veliajt.
Bashkëshorti i saj, Elman Abule është nën hetim për çështjen e kryebashkiakut të Tiranës. Abule akuzohet për pastrim parash ndërsa masa e sigurisë iu zbut në arrest shtëpiak iu zbut nga gjyqtari Engert Pëllumbi për shkak të rrethanave familjare.
Më 19 mars ai ishte për rreth 3 orë e gjysmë në SPAK.
Komente
