Ish gjyqtarja e Krujës Enkeleida Hoxha

Kërkoi shuarjen e dënimit dhe lirimin nga qelia, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-gjyqares së Krujës Enkeleida Hoxha

11 Qershor 2022, 10:27| Përditesimi: 11 Qershor 2022, 14:45

  • Share

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha, e cila kërkoi shuarjen e dënimit dhe lirimin nga qelia, me pretendimin se duke llogaritur edhe paraburgimin ka përfunduar dënimin.

Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtarët Miliana Muça, Igerta Hysi dhe Saida Dollani, që vendosën për të mos e liruar nga qelia. 

Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve.

Enkeleida Hoxha i hoqi dënimin përjetë Endrit Dokles, ish numri dy i Bandës së Durrësit, duke e liruar nga burgu. Hoxha ka liruar nga burgu në 2017-ën, Genc Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit.

Ish-gjyqtarja liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën "UFO" nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tre herë. Enkelejda Hoxha lioi nga burgu edhe Hekuran Billën, i dënuar me burgim të përjetshëm në Angli, për vrasje. Billa u vra tek Komuna e Parisit. Në fund, Enkelejda Hoxha po lironte edhe Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje, por këtë herë SPAK e arrestoi gjyqtaren në sallën e gjyqit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 11/06/2022 11:43

    KETE PLEHREN DENOJENI ME BURGIM TE PERJETSHEM....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?