Saimir Bahiti

Kronikë

Kërkonte rikthimin në detyrë, KPA rrëzon kërkesën e prokurorit Saimir Bahiti

21 Korrik, 19:35| Përditesimi: 21 Korrik, 19:38

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin nga detyra të prokurorit Saimir Bahiti.

KPA shqyrtoi ankimin e bërë nga vetë prokurori Bahiti, që kërkonte rikthimin në detyrë.

Në vendimin e sotëm, KPA rrëzoi kërkesën e Saimir Bahitit, duke lënë në fuqi vendimin për shkarkimin e tij nga detyra.

Saimir Bahiti u shkarkua nga detyra nga KPK më 13 Janar 2023.

Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 15/2023, datë 14.04.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Saimir Bahiti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 612, datë 13.01.2023.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 612, datë 13.01.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Saimir Bahiti.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 21.07.2025.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?