Pamje nga protesta e prindërve dhe fëmijëve të tyre para kryeministrisë

Kërkuan anulimin e vendimit të qeverisë për mbylljen e kopshtit ‘Zubeyde Hanim’, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e prindërve

14 Nëntor 2022, 17:05| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 17:11

  • Share

Ditën e sotme në një seanca që zgjati më shumë se një orë e 30 minuta, Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar kërkesë padinë e bërë nga prindërit e fëmijëve të kopshtit ‘Zubeyde Hanim’.

Pavarësisht padisë së prindërve ku kërkohet anulimi i urdhrit të ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit, gjykata ka marrë vendimin për rrëzimin e kërkesës së bërë prej tyre. Ndërkohë, avokatët e institucionit që po merren me ndjekjen e çështjes e cilësuan këtë vendim si të paligshëm dhe paralajmëruan se do të bënin një ankimim në Gjykatën e Apelit.

Kujtojmë se pas vendimit të ndërmarrë për mbylljen e këtij institucioni, para kryeministrisë u organizua edhe një protestë ku morën pjesë prindër që çonin fëmijët e tyre në këtë kopësht. Në deklaratat e tyre, ata thonin se fëmijët kishin pësuar një situatë të rënduar psikologjike.

Në vendimet e qeverisë më 22 shtator, nga Këshilli i Ministrave u vendos mbyllja e kopshtit privat “Zubeyde Hanim”, Tiranë. Kopshti është mbyllur me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit dhe shkak thuhet se është bërë konstatimi i shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi.

Kopshtit ju la detyrim të kthejë pagesat e kryera nga prindërit, të bëjnë të mundur transferimin dhe të plotësojë çdo dokumentacion që i kërkohen nga institucionet. Kopshti është hapur në tetor të vitit 1998 dhe është pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal” që financohet nga kleriku filantrop, Fethullah Gylen, që njihet si kundërshtari më i madh i presidentit turk Erdogan dhe jeton në SHBA.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?