Kërkuan lirinë në Apel, gjykata e refuzon! 2 rusët dhe ukrainasi që sulmuan uzinën e Gramshit lihen në burg

20 Shtator 2022, 14:21| Përditesimi: 20 Shtator 2022, 16:24

  • Share

Dy rusët, Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva, dhe ukrainasi Fedis Alpatovdhe që sulmuan uzinën e Gramshit janë lënë në burg. Ata kanë apeluar masën e sigurisë 'Arrest me burg', duke kërkuar kështu një masë më të lehtë, por kjo nuk është pranuar nga gjykata. Gjykata e Apelit Durrës la në fuqi vendimin e Gjykatës së Elbasanit, e cila më 24 gusht caktoi arrest në qeli për tre të huajt.

Ata u arrestuan pas incidentit në Uzinën e demontimit të armëve në Gramsh teksa tenduan të fotografojnë objektin ushtarak. Në përgjigje të thirrjeve të ushtarëve rojë për të ndaluar, rusi Zorin sulmoi me spraj kimik 2 ushtarët shqiptarë duke i dëmtuar në fytyrë.

Si ndodhi ngjarja?

Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç  dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre janë arrestuar nga policia, ndërsa po hetohen si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri janë gjetur 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat janë sekuestruar nga policia.

Ndërkohë edhe gjatë 21 gushtit policia ka arrestuar katër turistë çekë në fabrikën e Poliçanit. Ata u arrestuan në një distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit. Ata po filmonin ish fabrikën e fishekëve dhe tunele në Poliçan, ndërsa për tu futur kanë thyer derën e një tuneli dhe kanë dëmtuar drynin. Por, në fakt pisa e hetimeve për ta nuk është spiunazhi, pasi dyshohet se ishin thjesht turistë.

Ora 16:02
Përfundon seanca për 2 rusët dhe ukrainasin e akuzuar për spiunazh, Gjykata e Apelit lë në fuqi masën arrest në burg, avokati Vishaj: Nuk ka fakt kriminal

 

Përfundoi seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Durrës për kërkesën e bërë nga rusët dhe ukrainasi për lehtësim mase pas incidentit që ndodhi në Gramsh.  Në fuqi u la vendimi i Gjykatës së Elbasanit, e cila më 24 gusht caktoi arrest në qeli për Mikhail Zorin, Fedir Alpatov e Zvetlana Timofeeva,

Pas seancës, Avokati i shtetasit Ukrainas, Saimir Vishaj tha se të tre të huajt duhet të ishin lënë të lirë, pasi nuk ka fakte për kriminalitet, ndërsa sipas tij, vetë Prokuroria e Elbasanit do e pushojë çështjen.

“Ishte një debat shumë i madh ndërmjet mbrojtjes dhe gjyqtarit. Përpara një vendimi ku nuk ka fakt kriminal. Te tre duhet të ishin të lirë sot, asnjë nga vendet e botës nuk është marrë me studentë që janë blogerë. Do i drejtohemi Gjykatës së lartë me rekurs, e vetmja e drejtë që na u dha sot pas një maratone 2 orë e gjysmë. Prokuroria ka ndryshuar qëndrim, duke i konsideruar të pafajshëm përderisa nuk ka një vendim të formës së prerë, askush nuk mund të thotë për spiunazh. Mendoj se do të jetë prokuroria e Elbasanit që do ta pushojë këtë çështje herët ose vonë. Prova nuk ka për fakte kriminale”, u shpreh avokati Vishaj.

 

 

Ora 14:44
Akuzohet si spiun pas incidentit në Gramsh, ukrainasi: Nuk kam qenë kurrë në Rusi, kam jetuar në Kinë! Avokati: Të jepet masë më e lehtë sigurie

1661342556_fediralpatov.jpg

Po zhvillohet seanca gjyqësore për kërkesën e bërë nga ruët dhe ukrainasi, për lehtësim mase pas incidentit që ndodhi në Gramsh. Burime bëjnë me dije se Ukrainasi Fedir Alpatos ka deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë në Rusi, por ka jetuar në Kinë.

“Jam në gjendje të rënduar emocionale, nuk kam qenë asnjëherë në Rusi, kam jetuar në Kinë”, mësohet të ketë thënë ai.

Nga ana tjetër, avokati i tij ka kërkuar lehtësim të masës së sigurisë me argumentin se ukrainasi duhet të vijojë doktoraturën.

“Mendoj që duhet të respektohet gjuha amtare që sot po dhunohet me gjuhën ruse duke mos pasur logjikë, pasi sot personi në fjalë ka një vëlla që ka një krah të prerë prej luftës ruse dhe ne i kërkojmë të flasë dhe kuptojë gjuhën ruse. Sa i përket arrestit dhe regjistrimit të çështjes, klienti im është arrestuar për dy vepra, cenimi dhe sigurimi i te dhënave. Ne nuk kemi asnjë prove ne dosje që është futur në repartin ushtarak dhe nuk kanë lidhje fare. Cila është prova, cili është agjenti? Një student, një bloger? Dy ushtaraket flasin vetëm për një person, përse marrim tre veta, këta student nga Ukraina vendi i të cilit është ne lufte, të vuajë dënim me burg. Është student në doktoraturë, vijnë nga Durrësi dhe ikën në Gramsh, për turizëm dhe papritur e gjejnë veten në burg.

Ky është viktimë, po e lini dhe pa shkollë, në Poloni Varshave, sa ka mbaruar masterin dhe është ne doktoraturë. Familja e tij ka dalë në luftë në Ukrainë. Fakti që ka shkuar në Gramsh nuk përbën vepër penale. Duhet të gjeni provat pastaj të shkoni tek kufizimi i lirisë. Flagranca është ndryshe nga çfarë është shkruar në dokument. Ai as ka qenë në repartin ushtarak. Ai nuk është reparti ushtarak i mirëfilltë pasi është i deklasifikuar. Të paktën mos t’i ndërpresim doktoraturën online se mirë lufta që i ka zënë, por të paktën mos të humbasë këtë investim që ka bërë. Në këto kushte kërkoj ta ndryshoni vendimin", tha ai.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 20/09/2022 17:07

    Ata bënin foto në një stallë të braktisur kurse këta i bën agjentë 007 vk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?