Shqiptari që u hodh nga ballkoni në New York me fëmijët dhe të motrën

Kronikë

Kërkuan para për të marrë kujdestarinë e 2 fëmijëve, motrat e aktorit Florind Belliu mbledhin mbi 28 mijë dollarë në 13 orë

11 Gusht 2022, 07:41| Përditesimi: 11 Gusht 2022, 08:00

  • Share

28.310 dollarë kanë grumbulluar përmes donacioneve në Gofundme deri mëngjesin e të enjtes dy motrat e Florind Belliut që duan të marrin kujdestarinë e fëmijëve. Shuma totale që ato kërkuan nga publiku është 50 mijë euro, ndërsa me njoftimin që u hap vetëm 13 orë më parë, duket se janë në rrugë të mirë.

Çifti Ornela Shehi dhe Florind Belliu lanë pas dy djem të mitur (6 e 2 vjeç), Schwibe dhe Rayan.

GoFundMe është një platformë online ku individë, grupe apo organizata mund të kërkojnë e të mbledhin fonde për aktivitete dhe raste të caktuara.

Hallat kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve në kohën kur ende nuk është bërë e qartë mënyra se si ata të dy përfunduan të hedhur nga ballkoni i katit të gjashtë.

Dy pistat e hetimit janë vetëvrasje e dyfishtë me paramendim e çiftit, dhe vrasja e gruas (e cila ishte shtatzëne) nga ana e Florindit, e më pas hedhja nga ballkoni i katit të gjashtë në mënyrë të vullnetshme pas aktit të kryer, e këtij të fundit. Hetuesit, ndërsa vijojnë punën, thonë se në shtëpinë e çiftit nuk kishte asnjë shenjë vetëvrasjeje, ndërsa kanë konstatuar se Ornela “ka rënë” e para nga ballkoni. Versioni i një vetëvrasjeje të përbashkët, - në kohën kur Ornela, shtatzënë, ishte e shëndetshme mendërisht -, sa vjen e errësohet.

Ngjarja ndodhi më 7 gusht në New York, ku çifti u gjet i vdekur poshtë ballkonit në oborrin e shtëpisë ku banonin në New York.

D.GJ/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vin: 11/08/2022 11:01

    Mos i jepni lek kesaj familje te cmendurish ,femijet ti marin familjaret e nenes ata ndihmoni.

    Përgjigju
  • Qytetar: 11/08/2022 09:45

    Tek pershkrimi thote per t’i rritur dhe per te marre kujdestarine ligjore. Keta po behen gati per gjyq me te afermit e nenes me sa duket.

    Përgjigju
    • *****: 11/08/2022 14:56

      Fiks i duan parate qe te marrin me gjygj kujdestarine e femijeve. Se per ti ushqher ata merri. ndihma nga shteti.

  • Maks: 11/08/2022 09:28

    Per mendimin tim motrat e atij te cmenduri skan te drejt kyjdestarie por vetem familja e gruas qe u vra nga ky psikopat

    Përgjigju
  • Ardi: 11/08/2022 09:14

    Nuk e di si funksionojne ligjet atje por vendimin per kujdestarine e merr vetem Gjykata.

    Përgjigju
  • Berti: 11/08/2022 08:54

    A kane te drejte morale ato ti mbajne femijet kur vellai i l tyre u nori nenen? Po te lexoni komentet e fqinjeve dhe deshnintareve ne nypost.com, aty thuhet qe gruaja ka rene dhe bashke me të edhe. nje perde me hekurin e perdes. Te gjithe shprehin dyshime qe ka patur konflikt deri ne renien nga lartesia. Femijet duhet ti mbajne nga ana e te emes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?