Deputeti Oerd Bylykbashi ka reaguar pasi deputetet e Aleancës së Grave të PS kërkuan përjashtimin e Berishës. Bylybashi tha se po përdoren si çetë! Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën
Bylykbashi: Juve do mbaheni mend si drejtuesja e kuvendit që ka shkelur në mënyrën më brutale Kushtetutën dhe rregullat e Kuvendit. Ajo që është për turp sot është që gratë po përdoren si çetë për të vrarë të drejtën kushtetuese e të çdo deputeti.
Nikolla: Të heq fjalën s’ke të drejtë të ofendosh zonjat e nderuara. Të të vijë turp dhe të kërkosh ndjesë. S’të lejoj më të flasësh.
Lajmi kryesor:
Foli për orgji me McGonigal, revoltohen 31 gra deputete të PS: Të përjashtohet maksimalisht Berisha (Deklarata e plotë)! Ish- kryeministri: Videot i dorëzoj në komision
SI.E./KT/ReportTv.al